Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Kosovë e Vogël të Lushnjes. Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij rreth orës 05:00.
Sipas policisë, ai dyshohet të jetë vetëvarur në një ullishte. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
“Më datë 20.05.2024, rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte, Rushit Sadiku rreth 68 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”,-njofton policia.