Një vajzë e mitur 6 vjeç është përplasur nga një motor që drejtohej nga një 17-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bubullimë të Lushnjes rreth orës 10:00.
Si pasojë e aksidentit, e mitura ka marrë dëmtime të lehta.
Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit u shoqërua në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.