Qyteti bregdetar i Vlorës është përballur me një trafik të rënduar në pikun e sezonit turistik për shkak të rrugës së ngushtë që është ndërtuar përgjatë shëtitores së Lungomares. Të dy kahët e rrugës përdoren vetëm me një sens.
Rritja e numrit të pushuesve në qytetin e Vlorës gjatë javëve të fundit ka krijuar një trafik të rënduar për shak të ngushtësisë së rrugës përgjatë shëtitores Lungomare.
Kjo rrugë është konceptuar me dy korsi te cilat lejojnë kalimin e vetëm një automjeti, duke shkaktuar rradhë të gjata e orë pritje për të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët i drejtohen zonës së plazhit në Vlorë, por edhe jugut të vendit.
Aktualisht si korsi kthimi është parshikuar që të përdoret aksi i vjetër i unazës së qytetit. Ndryshimi nga projekti fillestar i lungomares duket se nuk ka rezultuar i suksesshëm dhe situata e trafikut në Vlorë do të jetë e njëjtë në çdo sezon turistik.
Shpresa e vetme është ndërtimi by-passit të Vlorës, por punimet në këtë projekt janë bllokuar që prej muajit nëntor.