Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulzim Basha: Pse Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale

2019/06/08 at 8:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lulzim Basha: Pse Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale

Kreu i opozitës Lulzim Basha komentoi mes protestuesve, para Kryeministrisë, vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale, 30 qershorin.

Lulzim Basha: Mirë se keni ardhur në bashkimin më të madh popullor që ka njohur Shqipëria. 6 netë më parë u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë, ndaj më lejoni të shpjegoj para jush dhe gjithë shqiptarëve pse po e marr fjalën para jush dhe gjithë shqiptarëve, arsyen pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë e mbushur me zhvillime të jashtëzakonëshme në Shqipëri, në Gjermani, në Europë, të cilat janë të lidhura drejtëpërdrejt me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, kanë marrë një kthesë. Ndaj më lejoni ta nis duke ju falenderuar ju vëllezër dhe motra që jeni forca e panbdalëshme e ndryshimit që po vjen. Ju jeni fuqia, ju jeni forca. Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, presidenti i republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bands së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist antikushteutes, antielektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor. Vëllezër dhe motra kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës tuaj i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat evropiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit.

Por sipas tij kjo lëvizje e presidentit, nuk është fundi i betejës së opozitës.

Lulzim Basha: Nuk është fundi i betejës sonë. Nuk është aspak fundi i betejës sonë, është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar të një populli për një Shqipëri si gjithë Evropa.

Protesta/ 1700 policë në terren. PD: Ja sa protestues ka nga rrethet

E gjithë Policia e Shtetit është në gatishmëri për protestën e 8 kombëtare të opozitës. Për mbarëvajtjen e saj do të angazhohen 1700 forca. Kryeministria, Parlamenti dhe Ministria e Brendshme do të jenë të rrethuara me kordon policie. Brenda këtyre selive do të jenë forcat speciale dhe punonjës të Gardës. Ndërkohë para parlamentit janë vendosur gjatë mbrëmjes prozhektorë të mëdhenj.

Nëpër shtylla pranë institucioneve janë vendosur kamera me rezolucion të lartë, për identifikimin e personave që mund të ushtrojnë dhunë. Ndërsa oficerë të tjerë do të jenë të angazhuar për të identifikuar persona të cilët mund të mbajnë maska, apo hedhin mjete piroteknike në drejtim të policisë.

Ndërkohë sipas PD-së, 26 mijë protestues nga 4 qarqet e veriut pritet të jenë në protestë. Sipas përllogaritjeve të PD-së, nga Kukësi raportohen 4500 protestues që janë nisur me autobusë dhe mjete private, nga Shkodra raportohen 9900 protestues, nga Dibra 3900 protestues kurse nga Lezha 7700. Po ashtu kjo forcë politike, thotë se 18 mijë protestues pritet të vijnë në Tiranë nga 4 qarqet e jugut të vendit.

Njësoj si që nga 16 Shkurti, kërkesa kryesore e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore, që sipas tyre, do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme./ Opinion.al

Etiketa: ilir Metalulzim basha

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Pas thirrjes së Presidentit, opozita mbyll protestën

Pas thirrjes së Presidentit, opozita mbyll protestën

Pas vendimit të Ilir Metës, çfarë ndodh tani? Kushtetuta parashikon…

Pas vendimit të Ilir Metës, çfarë ndodh tani? Kushtetuta parashikon...

Ish-kreu i KQZ: Çfarë ndodh me zgjedhjet pas vendimit të Metës

Ish-kreu i KQZ: Çfarë ndodh me zgjedhjet pas vendimit të Metës

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com