Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulzim Basha i përgjigjet letrës së kryeministrit Rama

2016/03/31 at 7:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lulzim Basha i përgjigjet letrës së kryeministrit Rama

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur letrës së kryeministrit Rama me një tjetër letër për ftesën e kreut të qeverisë për dialog për reformën në drejtësi.


Basha, teksa shprehet i gatshëm për takim, por jo në ato forume që kërkoi kryeministri, i shkruan Ramës se prej dy vitesh gatishmëri të opozitës për dialog, qeveria i është përgjigjur me veprime dhe mosveprime që kanë cenuar Kushtetutën.

 

Ai shkruan se qeveria ka shkelur ligjet për Nëpunësin Civil, Reformën Territoriale, KLD-në, GJykatën e Lartë dhe atë Administrative si edhe për Mediat Audiovizuale.

Basha e cilëson ftesën e ramës si hap të vonuar, në një kohë që opozita ka kërkuar gjithnjë dialog, sipas tij.

“Sot, ju më ftoni që mosdakordësive politike mes palëve t’i japim një tjetër forum mes qeverisë dhe opozitës si përmasë të munguar të civilizimit”, shkruan Basha.

Por ai shpreh gatishmërinë që të takohet për çështje si dekriminalizimi, reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi.

“Si gjithmonë, jam i gatshëm të takohemi për çështjet më të rëndësishme: zbatimi pa pengesa i dekriminalizimit, krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, vijimi i duhur i reformës në drejtësi dhe çështje të tjera të rëndësishme përfshirë një reformë të plotë Kushtetuese”, shkruan Basha.

“Ndërsa nuk mund të takohemi assesi për të diskutuar opsione antikushtetuese me vetëdijen se mund të mos biem dakord dhe antikushtetutshmëria të vazhdojë si normalitet. Një forum i këtillë nuk është asfare përmasë civilizimi por e kundërta e tij”, vijon ai më tej.

LETRA E BASHES

Zoti Rama,

Për më shumë se dy vite, kërkesës dhe gatishmërisë së opozitës për dialog të mirëfilltë e civil, ju i jeni përgjigjur me veprime ose mosveprime që kanë cënuar Kushtetutën, shtetin ligjor dhe/ose marrëveshjet politike të dakortësuara me konsensus – ligjet për Nëpunësin Civil, Reformën Territoriale, KLD, Gjykatën e Lartë, atë Administrative, për Mediat Audiovizuale (RTSH), etj.

Gjithashtu, pala juaj vazhdon të pengojë zbatimin e marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014 për dekriminalizimin, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për komisionet hetimore.

Ftesa juaj e sotme është një hap i vonuar. Prej kohësh e në vijimësi opozita ka kërkuar dialog të nivelit më të lartë politik për Reformën në Drejtësi, e jo vetëm, ndërsa keni qenë ju dhe vetëm ju kundër.

Sot, ju më ftoni që mosdakordësive politike mes palëve t’i japim një tjetër forum mes qeverisë dhe opozitës si përmasë të munguar të civilizimit.

Si gjithmonë, jam i gatshëm të takohemi për çështjet më të rëndësishme: zbatimi pa pengesa i dekriminalizimit, krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, vijimi i duhur i reformës në drejtësi dhe çështje të tjera të rëndësishme përfshirë një reformë të plotë Kushtetuese.

Në demokraci palët bien dakord edhe të mos bien dakord. Por kjo vlen vetëm dhe vetëm brenda parimeve Kushtetuese ku mund të dialogojmë me vetëdijen se edhe mund të mos biem dakord.

Ndërsa nuk mund të takohemi assesi për të diskutuar opsione antikushtetuese me vetëdijen se mund të mos biem dakord dhe antikushtetutshmëria të vazhdojë si normalitet. Një forum i këtillë nuk është asfare përmasë civilizimi por e kundërta e tij.

Ndaj ftesa juaj merr kuptim vetëm nëse pala juaj e pranon këtë parim ashtu si opozita, siç e pranon çdokush me mendje të shëndoshë, dhe për këtë jepni paraprakisht provën e domosdoshme – atë të zbatimit të menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për intepretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës.

Vetëm kështu bëhet e besueshme se jeni gati.

Letra e Lulzim Bashës



Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
“Pas 20 vitesh, njerëzit nuk do bëjnë më seks…”

“Pas 20 vitesh, njerëzit nuk do bëjnë më seks…”

E liroi Haga/ Ja çfarë tha Sheshel

E liroi Haga/ Ja çfarë tha Sheshel

Belen Rodriguez fanse e Armina Mevlanit

Belen Rodriguez fanse e Armina Mevlanit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com