Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulzim Basha flet nga salla ku qëndron e ngujuar opozita: Duan të na mbyllin gojën për krimin zgjedhor. Vendi në situatë anormale

2017/10/05 at 2:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat e forta të Bashës: Bandat në Elbasan njësh me Qazim Sejdinin, mbështeten nga Edi Rama

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaron nga salla e parlamentit, ku qëndron i ngujuar ai dhe gjithë grupi parlamentar, se qendresa do të vazhdojë me gjitha format demokratike.


“Duan të na mbyllin gojën. Kjo është diktature”, vijoi ai, duke argumentuar se “mazhoranca kërkon të heshtim për krimet që janë bërë në zgjedhje”. Më poshtë intervista e liderit demokrat dhënë për Gazetën Shqiptare. 

Z.Basha, çfarë po ndodh në Kuvend? Një koment lidhur me përjashtimin tuaj nga punimet e seancës?

Kjo çështje ka dy anë; E para: Eshtë ana ligjore, që mazhoranca thotë nuk jemi të përgatitur për reformën zgjedhore dhe hedh në votë një të drejtë të opozitës që s’mund të shtyhet pafundësisht. Pra, hapet një shteg për krizën që kur mazhoranca s’do debat për një çështje që është e drejtë e jona.

E dyta: Ana politike është më e rënda. E nisën javën e kaluar duke hequr sinjalin televiziv dhe sot mohojnë debatin në seancë plenare.

Nuk ka gjë më të rëndësishme sot se sa debati për zgjedhjet. Ne nuk mund ta pranojmë kurrë këtë standard që kërkojnë të vendosin këta.

Ky është një standard diktatorial.

Çfarë kërkoni konkretisht?

Siç e konfirmon edhe raporti i OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet u tjetërsuan, u blenë. U blenë nga Edi Rama me ndihmën e krimit dhe ky është fakt. Zgjedhjet u blenë bashkë me krimin dhe pa u rivendosur kushtet për zgjedhje të lira nuk ka asnjë shpresë tjetër për vendin. Nuk ka gjë më të rëndësishme se sa kthimi i legjitimitetit të parlamentit, të qeverisë dhe këto arrihen vetëm me zgjedhje të lira.

Ka 2 parakushte: Reforma zgjedhore që përfshin votimin elektronik dhe mposhtja përfundimtare e krimit. Kjo qeveri ka aleancë me krimin.

Mendoni se do të vijoni të mbani të bllokuar punimet e Kuvendit?

E gjithë Shqipëria është në një situatë anormale. Shqiptarët janë të kërcënuar. Fëmijët janë të pambrojtur përballë krimit i cili po lëshon breshëri plumbash çdo natë. Krimi po sundon pushtetin qendror dhe vendor. Vendi është në katastrofë.

Ndaj, i vetmi kthim në normalitet është shkëputja e krimit nga politika.

Tjetër, duam të krijohen kushtet të ketë liri për të zgjedhur alternativa në zgjedhje. Shqiptarët kanë votuar që të kenë libra për fëmijët e tyre me çmim stratosferike, kanë votuar të kenë pensione mizerabël? Se kështu i bie që shqiptarët me vetëdije kanë votuar dike që po i shtyn drejt largimit, drejt zbrazjes së vendit. Se po zbrazet Shqipëria. Por jo!

Nuk ka ndodhur kështu, sepse vota e tyre nuk është lidhur me alternativën. Qeveria ja ka lidhur votën shqiptarëve me krimin. Pra, pa zgjidhur këtë, qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike.



Ju sugjerojmë

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
Bota

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

3 Qershor, 2025 9:34 am
Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
Aktualitet

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

3 Qershor, 2025 9:27 am
Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Rajoni

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

3 Qershor, 2025 8:56 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

3 Qershor, 2025 8:26 am
Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
Rajoni

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

3 Qershor, 2025 8:19 am
Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

3 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Brigitte Macron e bezdisur nga jeta prej Zonje të Parë: Emmanuel Macron nuk pushon kurrë, as natën…

Brigitte Macron e bezdisur nga jeta prej Zonje të Parë: Emmanuel Macron nuk pushon kurrë, as natën...

Ky restorant në Kanada do ju nxjerrë jashtë nëse përdorni pajisje teknologjike

Ky restorant në Kanada do ju nxjerrë jashtë nëse përdorni pajisje teknologjike

Skandal me Yahoo, janë vjedhur të gjitha llogaritë

Skandal me Yahoo, janë vjedhur të gjitha llogaritë
















TE FUNDIT

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
3 Qershor, 2025

Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. "Testi i parë...

Lexo më shumë

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
3 Qershor, 2025

Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2025. Ministrja e Arsimit dhe Sportit,...

Lexo më shumë

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
3 Qershor, 2025

Për Zoran Strikën, gazetar në portalin 021.rs në Novi Sad, ditët e punës janë bërë mezi të durueshme. Që nga shembja...

Lexo më shumë

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
3 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 36 qendrave shëndetësore verore në kuadër të fillimit të sezonit turistik. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com