Një skenë që të kujton filmin “Lulëkuqet mbi mure” është filmuar pak kohë më parë në shkollën “Myslym Shima” në Yzberisht.
Në një video që ka mbërritur në Opinion.al, tregohet një zotëri, i cili teksa hynë në ambjentet e oborrit të shkollës, shpërndan për nxënësit bukë dhe sanduiçë, të cilat ua hedh nga dritarja.
Një sjellje aspak dinjitoze për një institucion arsimor dhe nuk po flasim këtu për ushqimin e shëndetshëm që shpesh promovohet për shkollat he të rinjtë, por për hyrjen në territorin e shkollës të një personi të paautorizuar, i cili në fakt mësohet se ka edhe një dyqan brenda këtij territori.