Prokurorët në Zvicër kanë sekuestruar disa makina luksoze që i përkasin zëvendës presidentit të Guinesë Ekuatoriale, që ata po e hetojnë për korrupsion.
Teodorin Obiang Nguema, djali i presidentit të vendit, është akuzuar për pastrim parash.
Autoritetet zvicerane kanë konfiskuar 11 makina në total. Në mesin e tyre thuhet se ishte edhe një Porsche që është vlerësuar më shumë se 830,000 dollarë dhe një Veyron Bugatti e cila shitet për 2 milion usd.
I akuzuari do dalë n% gjyq vitin e ardhshëm edhe në Francë për akuza të ngjashme, të cilat ai i mohon.
Prokurorët në Gjenevë thonë se ai ka plaçkitur pasurinë e vendit të tij siguruar nga nafta, për të blerë sende luksi, duke përfshirë edhe një avion privat dhe relike të Michael Jackson.
Guinea Ekuatoriale është një vend i vogël në bregun perëndimor të Afrikës. Presidenti i saj, Teodoro Obiang Nguema, është lideri që ka qëndruar më gjatë duke i shërbyer Afrikës. Ai është përshkruar nga organizatat e të drejtave të njeriut si një nga udhëheqësit më represiv të Afrikës. Ai e mori pushtetin në vitin 1979.