Interi i tha po marrëveshjes për shitjen e Lukakut te Chelsea për 115 milionë euro, pa asnjë kompensim teknik. Lojtari ka kërkuar që të mos stërvitet dhe nuk do të jetë nesër në Parma, shkruan Ansa.
Është kjo një lamtumirë e dhimbshme dhe e përlotur për tifozerinë zikaltër. Pavarësisht dilemave të minutës së fundit, rruga që e çon Lukakun përsëri në Premier League, tashmë nuk ka pengesa./Opinion.al