Nuk ka mjaftuar injorimi nga shteti në pritjen e nënkampiones së Europës në Atletikë, Luiza Gega, por turpi në respektin ndaj medalistes së argjendtë, e cila vendosi edhe rekord kombëtar në garën e 3 mijë metrave në Kampionatin Europian të Atletikës, vazhdoi edhe gjatë largimit të saj nga aeroporti i Rinasit.
Zyrtarët e Federatës Shqiptare të Atletikës, e “pritën” kampionen me një limuzinë, por mesa duket nderimi që iu bë atletes ka pasur vetëm qëllime televizive. Sepse faqja “Qyterarët për parkun” e ka fotografuar limuzinën të ndalet 500 metra më tutje dhe ta lërë në rrugë kampionen, e cila më pas është ngjitur në një tjetër makinë për t’iu drejtuar Tiranës./360 grade