Luiza Gega ka vendosur një tjetër rekord të ri kombëtar, këtë herë në garën e 2000 metrave me pengesa.
Atletja shqiptare shënoi kohën 5 minuta, 56 sekonda e 79 të qintat në garën e 2000 metrave me pengesa e mbajtur në Zagreb. Gega e uli me thuajse 4 sekonda nga rezultati që kishte arritur në 2019.
Koha 5:56.79 e regjistruar nga Luiza Gega në Zagreb është koha e dytë me e mirë në historinë e disiplinës 2000 metra me pengesa në Europë dhe e katërta më e mirë në botë.
Luiza Gega në garën e zhvilluar në Kroaci, pjesë e turit ndërkombëtar u rendit e katërta ku kishte pjesëmarrjen e atleteve më të mira në botë.
Kështu, Gega mbyll sezonin me dy rekorde të reja kombëtare, në garën e 2000 dhe 3000 metrave me pengesa.