Duket se atletja shqiptare, Luiza Gega përveç arritjeve në arenat kombëtare po shënon gjithnjë e më tepër progres në rezultatet e saj kombëtare. Në Kupën e Republikës në atletikë, Luiza Gega ka thyer rekordin kombëtar për garën 10 mijë metra, rekord i cili kishte rreth 28 vite që mbahej nga atletja Anila Meksi, i vendosur në vitin 1989.
Luiza në Kupën e Republikës arriti ta përfundonte garën për 33 minuta e 31 sekonda.