Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luigi Soreca: Ka bashkëpunim mes mafias shqiptare dhe asaj italiane

2018/11/13 at 10:31 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasadori Luigi Soreca rrëfen kur ka qenë për herë të parë në Shqipëri

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka folur për krimin e bandat në Shqipëri dhe Itali.
Soreca u shpreh se në të dyja vendet ka bashkëpunim në veprimtari kriminale dhe kjo sipas tij nuk është e fshehtë. Sipas Soreca-s ajo që e bën mafien të ndihet e fortë vjen si pasjojë e mosndëshkueshmërisë.


Më poshtë pjesë nga intervista:

Fevziu: Keni ndonjë informacion për lidhjen mes Mafies italiane dhe Mafies shqiptare?

Ambasadori: Është e qartë se dy vendet, dhe rrjedhimisht keto dy me veprimtari kriminalite, janë afër gjeografikisht dhe kjo nuk është e fshehtë. Ka pasur kontakte mes organizatave të ndryshme në fushën e trafikut të drogës, kontrabandës, migrantëve apo në mënyrë më të përgjithshme, në trafikun e paligjshëm. Ato ekzistojnë, luftohen nga të dyja anët, por ne duhet t’i monitorojmë ato.

Fevziu:Dua t’ju bëj një pyetje për eksperiencën tuaj. Disa nga njerëzit e Mafies, disa nga njerëzit me emër të madh si Toto Riina, Provenzano dhe të tjerët, janë njerëz që mendojnë se janë bosë të Mafies dhe nuk kanë frikë nga shteti. Në fakt, kanë frikë nga shteti dhe nga ligji?

Ambasadori: Duhet të jenë. Patjeter. Ajo që i bën bosët e Mafies kaq të fuqishëm është ndjesia e mosndëshkueshmërisë. Ata besojnë se nuk mund të ndiqen penalisht. Nëse ndiqen penalisht, do te fillojne ta humbasin vetëbesimin dhe këtu duhet të ndërhyjë shteti. Ata duhet të ndiqen penalisht dhe te dënohen. E di që këtu në Shqipëri të gjithë flasin për peshqit e mëdhenj…

Fevziu: Po, ishte ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Lu që foli për peshqit e mëdhenj, por kemi një vit e gjysmë që presim për peshqit e mëdhenj, por deri tani kemi parë vetëm sardele.

Ambasadori: Gjithsesi, mendoj se javët e fundit qëkur kam ardhur, kam parë një operacion të ndërmarrë nga Ministriae Brendshëm, nga policia e shtetit shqiptar. BE-ja dhe unë personalisht e kemi mirëpritur këtë operacion që ka nisur të çmontojë disa banda shumë të rrezikshme në Shqipëri.

Fevziu: Po, por i kthehem këtij argumenti. Kemi një problem, Ambasador, jo vetëm t’i kapim këta njerëz, por edhe t’i dënojmë, sepse disa prej tyre mund të marrin vendime shumë të mira nga gjykata. Gjykata i liron, gjykata nuk i dënon dhe disa njerëz mendojnë se gjyqtarët janë tani në veting dhe e dinë fare mirë se nuk e kalojnë dot vetingun. Pse duhet t’i dënojnë këta njerëz? Njerëz të rrezikshëm dhe problematikë. Kjo është diçka shumë sensitive për ne.

Ambasadori: Kam qenë shumë i qartë që ditën e parë që mbërrita në Shqipëri, që hetimet janë të rëndësishme, por ndjekja penale dhe dënimet janë edhe më të rëndësishme dhe ne duam një historik të qëndrueshëm të ketyre elementeve. Ç’do të thotë kjo? Do të thotë që hetimi, ndjekja penale dhe dënimi i krimit të organizuar, por edhe i krimit në përgjithësi, duhet të bëhen zakon, duhet të ndjekin njëri-tjetrin për të treguar se ka jo vetem vullnet të fortë politik,por edhe aftësi për ta bërë këtë gje. Ju po thoni…

Etiketa: bandatbashkepunimiitaliamafiashqiperia


Ju sugjerojmë

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë
Aktualitet

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë

6 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Para
Soreca: BE pret emërimin e ministrit të Brendshëm

Soreca: BE pret emërimin e ministrit të Brendshëm

Opinion/ Soreca: BE, 40 milionë Euro për turizmin në Shqipëri

Opinion/ Soreca: BE, 40 milionë Euro për turizmin në Shqipëri

Soreca tregon problemet më të rëndësishëme mes Shqipërisë dhe BE

Soreca tregon problemet më të rëndësishëme mes Shqipërisë dhe BE
















TE FUNDIT

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
8 Dhjetor, 2025

Shtetet anëtare të BE-së duan të rrisin presionin mbi azilkërkuesit e refuzuar dhe t'i bëjnë deportimet më efikase. Për këtë...

Lexo më shumë

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
8 Dhjetor, 2025

Vala e zjarreve ka arritur kulmin në Australinë juglindore, duke përfshirë Uellsi e Ri Jugor dhe shtetin ishullor të Tasmanisë, ku...

Lexo më shumë

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Dhjetor, 2025

Sipas shumë ukrainasve, territori nuk është vetëm pika e ndjeshme e bisedimeve Rusi-Ukrainë. Është gjithashtu diçka e pandryshuar në sistemin...

Lexo më shumë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
8 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar foltoren e kësaj jave të Partisë Demokratike, duke e krahasuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com