Kroacia përballet me Shqipërinë në ndeshjen e dytë të Grupit B, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren në mënyrë që të jenë ende në garë për t’u kualifikuar.
Kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushë pas disfatës me Italinë, teksa tashmë luajnë për çdo gjë.
Duket se tekniku brazilian ka kryer zëvendësime në mesfushë dhe sulm, duke lënë në stol Seferin dhe Brojën, teksa Bajrami ka kaluar në krahun e majtë, me Laçin që luan në mesfushë dhe Manaj në krye të pjesës ofensive.