Në Luginën e Drinos në Gjirokastër gjenden gjurmë të 15 qendrave urbane të lashtësisë, të cilat po tërheqin jo vetëm studiuesit dhe arkeologët por edhe turistët.
Qyteti antik i Antigonesë është njëra prej këtyre qendrave që është bërë pjesë e guidave turistike.
Drejtuesit e Parkut Arkeologjik thonë se po bëjnë përpjekje të shtojnë vizitorët dhe të nxisin bashkëpunimin me komunitetin e zonës.
Së fundmi në drejtim të këtij parku,përfunduan edhe disa rrugë që I lidhin këto qendra arkeologjike me Gjirokastrën dhe rrugën nacionale.
Lugina e Drinos përbënë kuriozitet dhe për turistët e natyrës apo të aventurës aq sa ata që janë kurioz pas historisë apo arkeologjisë. Kjo luginë dhe lartësitë e saja kodrinore çdo ditë vizitohen nga turistë të huaj dhe vendas.