Mediat izraelite raportojnë se në luftimet e fundit në Gaza ka humbur jetën dhe djali i ish-shefit të shtabit të ushtrisë , Gadi Eisenkot, i cili aktualisht shërben si ministër në qeverinë e emergjencës.
Gal Eisenkot, një ushtar rezervist humbi jetën në jug të Gazës, teksa babai i tij u njoftua për lajmin tragjik ndërsa po vizitonte një komandë të ushtrisë.
Ai po kontrollonte një tunel të Hamasit në Jabalia kur hasi në një eksploziv të vendosur nga militantët.