Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar 

2025/01/08 at 8:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar 

Sundimtarët e rinj të Sirisë raportohet se u kanë dhënë poste të larta ushtarake disa luftëtarëve të huaj islamikë, përfshirë një shqiptari nga Maqedonia e Veriut. Kjo ka rritur frikën në vendet e origjinës të luftëtarëve për një eksport të mundshëm të revolucionit në tokën e tyre. 


Përveç shqiptarit me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Reuters dhe AFP, duke u thirrur në burime brenda Sirisë, kanë raportuar se edhe një shtetas i Taxhikistanit dhe tre ujgurë kinezë janë në mesin e të huajve që janë promovuar në poste zyrtare. 

Atyre u është dhënë grada e gjeneral-brigadier dhe të paktën një prej tyre ka marrë postin e kolonelit sipas raportimeve që Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur. 

Abdul Samrez Jashari, i lindur në Maqedoninë e Veriut – i njohur edhe si Abu Qatada al-Albani – në një profil në Facebook, që besohet se ai qëndron pas tij, ka shkruar se ka marrë gradën e kolonelit. 

Jashari, 48 vjeç, është udhëheqës i “Xhemati Albani”, i cili është një grup militant i përbërë kryesisht nga shqiptarët etnikë. 

Ky grup ka aleancë me Hayat Tahrir al-Sham (HTS) grupin islamist të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që rrëzoi nga pushteti presidentin sirian, Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024. 

Abdul Jashari që nga viti 2016 është i sanksionuar nga SHBA-ja. Sipas vendimit të Thesarit, ky këshilltar ushtarak është sanksionuar si njëri nga liderët e Al-Nusrës, degë e Al-Kaidës në Siri, dhe ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusrës. 

Kush është Xhemati Alban që udhëhiqet nga Jashari? 

Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë që vepron në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundërterrorizëm, në Hagë, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se Xhemati Alban ka qenë aktiv në Siri që prej vitit 2012, ndonëse jo zyrtarisht me këtë emër. 

“Por, komponentët e tij, personat që e kanë formuar këtë grup më vonë e kanë përdorur këtë si emër”, tha ai. 

Sipas tij, ky grup është i përbërë prej dhjetëra personave, ka strukturë komanduese etnike shqiptare dhe bëhet fjalë për “një grup islamist xhihadist dhe të strukturuar mirë”. 

“Personat që janë anëtarë të këtij grupi, vijnë kryesisht nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga trevat e tjera shqiptare në Ballkan, dhe nga diaspora”, ka thënë Shtuni. 

“Udhëheqësi i grupit shqiptar atje, është një 48-vjeçar, nga Shkupi i cili njihet me emrin Abu Qatade al-Albani. Emri i vërtetë i tij është Abdul Jashari dhe ka pasur funksione të larta këshilluese me komandantin e HTS-së”, ka shtuar ai. 

Radio Evropa e Lirë ka verifikuar një video të 30 nëntorit 2024, ku u shfaq një ushtar që fliste shqip duke qëndruar në një kala në qytetin e Alepos. Videoja u xhirua në ditën kur HTS-ja mori kontrollin e qytetit veriperëndimor. 

I njëjti ushtar mbante një shenjë dalluese të “Albanian Tactical”, i cili besohet të jetë një nëngrup i Xhematit Alban, i fokusuar në trajnime. 

“Xhemati Alban është i ndarë në disa grupe të cilat janë të specializuara: njëri për minahedhje, tjetri është grup snajperistësh dhe pastaj kemi edhe këtë grupin trajnues i cili quhet Albanian Tactical”, ka deklaruar Shtuni. 

Sipas tij, grupi i shqiptarëve dhe udhëheqësia e tij kanë një rëndësi të veçantë në kuadër të HTS-së. 

Një tjetër luftëtar i huaj i emëruar kolonel u identifikua nga blogerët taxhikë, të afërt me forcat e HTS-së, si Saifiddin Tojiboev, luftëtar nga Taxhikistani. 

REL-i nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e raportimeve lidhur me emërimin e supozuar të Tojiboevit si komandant i operacioneve dhe promovimin e tij nga major në kolonel. 

Një burim nga sektori i sigurisë në Taxhikistan, i tha REL-it se Qeveria e këtij shteti është në dijeni për lajmin lidhur me emërimin e ri të Tojiboevit. 

Tojiboev, 41 vjeç, është person i kërkuar në Taxhikistan dhe akuzohet se ka marrë pjesë në një konflikt të huaj, se është anëtar i një organizate terroriste dhe se ka rekrutuar luftëtarë për grupe terroriste. Ai po ashtu është në listën e sanksioneve të Bankës Qendrore taxhike, ku i ndalohet që të kryejë aktivitete financiare. 

“Tojiboev dhe i vëllai kanë shkuar në Siri më 2013 dhe që atëherë kanë marrë pjesë në konflikte ushtarake atje”, tha në burim në Dushanbe për REL-in. “Tojiboev po ashtu ka rekrutuar disa shtetas taxhikë që t’iu bashkohen organizatave terroriste”. 

Tojiboev ishte anëtar i Partisë së Rilindjes Islame të Taxhikistanit (IRPT), një lëvizje dikur popullore në Dushanbe, e cila më 2015 u ndalua dhe u shpall terroriste. Kjo parti ka mohuar akuzat për terrorizëm. 

HTS-ja ende zyrtarisht nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me emërimin në poste të luftëtarëve të huaj. 

Ky grup islamik është zotuar se do të aplikojë politika të moderuara sa u përket të drejtave të grave, është zotuar për pajtim kombëtar dhe raporte me komunitetin ndërkombëtar. Po ashtu, HTS-ja po tenton të krijojë një ushtri profesionale duke përfshirë persona nga fraksione të ndryshme militante që janë aleatë me të. 

Në HTS bëjnë pjesë një numër i madh i luftëtarëve nga Rusia, Azia Qendrore dhe Ballkani. Shumica e tyre shkuan në Siri pasi grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) ishte njoftuar për krijimin e kalifatit në pjesë të Sirisë dhe Irakut më 2014. 

Shqetësime në vendet e origjinës 

Në shtetet e tyre të origjinës, shumë nga këta luftëtarë shihen si kërcënime potenciale për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare. 

Adrian Shtuni nga Qendra Ndërkombëtare Kundër Terrorizmit në fund të vitit 2024 i tha Radios Evropa e Lirë se nuk beson se tani mund të rriten interesat e luftëtarëve shqiptarë për t’u kthyer në vendet e tyre, edhe pas rënies së regjimit të Assadit. 

“Nuk jam i sigurt që ata do të donin të ktheheshin, pasi këta persona janë të fokusuar, kanë një prapavijë xhihadiste, kanë rrezikuar jetën për synimet e tyre ideologjike, të cilat nuk i kanë fshehur”, deklaroi, duke shtuar se disa prej tyre mund të kenë ambicie për pozita në qeverisjen e re në Siri. 

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2024, kur videot që shfaqnin militantët taxhikë në Siri qarkulluan në mediat sociale, një burim i afërt me forcat e sigurisë në Taxhikistan, i cili dëshiroi të mbetej anonim, tha se Dushanbeja po nervozohej me pjesëmarrjen e shtetasve të saj në luftëra të huaja. 

“Ata një ditë mund të kthehen në Taxhikistan dhe të tentojnë të shkaktojnë telashe serioze”, tha burimi. 

Në vitet e fundit, qeveritë në Azinë Qendrore kanë riatdhesuar qindra shtetas të tyre – anëtarë të familjeve të luftëtarëve të IS-it- nga Iraku në Siri, duke i ndihmuar ata që të riintegrohen në “jetën civile”. 

Në mesin e shteteve që kanë riatdhesuar shtetas janë edhe Kosova dhe Shqipëria. 

Sipas ekspertëve, ka ende mijëra luftëtarë të huaj në Siri. Shqiptarët besohet se përbëjnë vetëm një pjesë të vogël në mesin e luftëtarëve të huaj. Vetë HTS-ja dhe grupet aleate, besohet të kenë rreth 10.000 luftëtarë në total. 

Më herët është thënë se rreth 100 kosovarë vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe Irakut. 

Qeveritë kanë shqetësim për mundësinë që luftëtarët të tentojnë të sjellin ideologjinë e HTS-së apo revolucionin islamik në shtetet e tyre të origjinës. 

Aaron Zelin, i cili është autori i një libri për HTS-në – që mban titullin The Age of Political Jihadism: A Study Of Hayat Tahrir al- i tha Radios Evropa e Lirë se emërimet nuk sugjerojnë se sundimtarët e rinj të Sirisë, të udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa, që më herët njihej si Abu Mohammed al-Golani, kanë ndonjë agjendë përtej Sirisë. 

“Kjo është një përpjekje nga Golani dhe HTS-ja që të sigurohen që këta persona të ndjekin urdhrat nga shteti sirian dhe tani ata nuk mund të veprojnë të pavarur tashmë që lufta ka përfunduar, ose është në prag të përfundimit”, tha Zelin, i cili është hulumtues i lartë në Institutin e Uashingtonit për Politika të Lindjes së Afërt. 

Kush është HTS-ja? 

Hayat Tahrir al-Sham (HTS) është grup militant islamist, anëtarët e së cilit janë kryesisht salafistë, një sekt ultra-radikal i islamit sunit. Ky grup kërkon themelimin e një shteti në Siri që qeveriste sipas ligjit islamik. 

Grupi u shfaq në skenë më 2012, një vit pas nisjes së luftës civile siriane. Fillimisht, grupi u shfaq me emrin Jabhat al-Nusra, apo Fronti Nusra, degë siriane e Al-Kaidas. 

I udhëhequr nga Muhammad al-Julani, grupi merrte urdhra nga Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësi i Al-Kaidas në Irak. Baghdadi më pas shkëputi lidhjet me Al-Kaidan dhe themeloi grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), grup në të cilin Julani refuzoi të bëhej pjesë. 

Fronti Nusra u shndërrua në një nga grupet më vdekjeprurëse që luftojnë kundër Assadit dhe përdor taktika, sikurse bombardimet vetëvrasëse dhe pajisjet artizanale plasëse. 

Grupi militant më pas ndryshoi emrin disa herë dhe u distancua nga Al-Kaida. Më 2017, ajo u bashkua me grupe të tjera opozitare në veriperëndim të Sirisë për të formuar HTS-në. 

Ky grup është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe grupet aleate. 

Ai tha se Sharaa po e shqyrton mundësinë që t’u japë shtetësi siriane të huajve që kanë jetuar në shtet për një periudhë të caktuar kohore dhe kanë mbështetur HTS-në në luftën kundër regjimit të Assadit. 

“Golani po tenton t’i bëjë ata sirianë. Është më mirë që ata të integrohen dhe të ndjekin rolin e ri të HTS-së sesa të veprojnë të pavarur, ose të paktën kështu e shohin ata”, tha Zelin./REL 



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi, pacienti në gjendje të rënduar shëndetësore 

Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi, pacienti në gjendje të rënduar shëndetësore 

Emri/ Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 56-vjeçari 

Emri/ Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 56-vjeçari 

Detajet/ Dy motrat shqiptare u hodhën nga kati i katërt i pallatit, fëmijët e mitur ndodheshin brenda në shtëpi 

Detajet/ Dy motrat shqiptare u hodhën nga kati i katërt i pallatit, fëmijët e mitur ndodheshin brenda në shtëpi 
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com