Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur se bombardimet në Gaza nuk do të përfundojnë deri në lirimin e plotë të pengjeve izraelite.
Pavarësisht miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza, Katz thotw se Izraeli synon shkatërrimin e plotw tw Hamasit.
“Izraeli nuk do të pushojë zjarrin. Ne do të shkatërrojmë Hamasin dhe do të vazhdojmë të luftojmë derisa pengjet e fundit të kthehen në shtëpi”,- shkruan Katz.