Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po zhvillon një takim me shefin e Guardia di Finanza-s italiane në kuadër të bashkëpunimit kundër lëndëve narkotike.
Delegacioni nga Guardia di Finanza udhëhiqet nga Komandanti i Përgjithshëm Giorgio Toschi.
Takimi zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe luftës kundër trafikimit të narkotikëve.