Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta Izrael-Hamas/ Nismë e re arabe për paqen në Gaza

2023/12/26 at 11:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta Izrael-Hamas/ Nismë e re arabe për paqen në Gaza

Egjipti me gjasa ka gati një plan me disa faza për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, njoftojnë disa media arabe.


Sipas televizionit saudit, Ashark, në fazën e parë bëhet fjalë për të arritur një ndalim të luftimeve për të paktën dy javë.

Në këtë fazë do duhet të lirohen edhe 40 pengjet e mbajtura nga Hamasi. Kurse Izraeli do duhet të lirojë 120 të burgosur palestinezë. Ky raportim i referohet “burimeve të informuara” që nuk përmenden më tej.

Në fazën e dytë bëhet fjalë për një dialog kombëtar palestinez nën patronazhin e Egjiptit.

Ky pasazh i referohet rivalitetit mes dy grupeve më të mëdha të organizuara palestineze, Fatahut të presidenti Mahmoud Abaz dhe Hamasit islamist, që nga Izraeli, SHBA, BE, Gjermania e disa vende arabe kategorizohet si organizatë terroriste.

Faza e tretë parashikon një armëpushim të plotë dhe një marrëveshje të zgjeruar për këmbimin e pengjeve dhe të burgosurve. Në fund ky plan, sipas të dhënave të raportuara, parashikon tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës.

Deri tani nuk ka njoftime zyrtare për këto plane. Dihet, se kreu i Hamasit islamist, Ismail Hanija ka qenë më parë me një delegacion në Egjipt për bisedime. Egjipti e sheh veten në rolin e ndërmjetësuesit në këtë konflikt.

Ushtria izraelite ka gjetur ndërkohë kufoma e pesë pengjeve në një rrjet tunelesh në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Ushtria bëri të ditur, se kufomat e tre ushtarëve dhe dy civilëve që u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor janë gjetur në një sistem tunelesh shumë të gjerë dhe të thellë në zonën e refugjatëve Xhabalia.

Luftime në Khan Junis

Ndërkohë ushtria izraelite vazhdon luftimet në Rripin e Gazës pa ndalur duke u përqëndruar në jug të rajpnit. Sipas të dhënave luftimet kryesore përqëndrohen në një “bastion tjetër të Hamasit, Khan Junis”, ka bërë të ditur një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Jonanathan Conricus pvr televizionin Fox News.

Në një takim të kabinetit qeveritar izraelit, kryeministri Netanjahu është shprehur se “lufta do të jetë e gjatë”. Ai pranoi, se lufta kërkon “një çmim shumë të lartë”. Por Izraeli do të vazhdojë “me të gjithë fuqinë, deri në fund, deri në fitore, deri sa të arrijmë të gjitha qëllimet tona”, ka thënë Netanjahu.

Ushtria izraelite më parë kishte bërë të ditur, se vetëm nga e premtja ishin vrarë 14 ushtarë të tjerë në Rripin e Gazës.

Ndërkohë kryeministri izraelit, Netanjahu hodhi poshtë raportimet, sipas të të cilave, Izraeli nën presionin e SHBA ka hequr dorë nga zgjerimi i luftës në Liban.

“Kam parë publikime të pavërteta, që pretendojnë se SHBA na kanë penguar dhe na pengojnë në misione në rajon”, tha Netanjahu.

“Kjo nuk është e vërtetë. Izraeli është një shtet sovran.”

“Wall Street Journal” kishte raportuar, se Biden kishte bindur Netanjahun, të mos sulmojë milicët e Hizbollahut në Liban. Kurse në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, Biden në telefonatën me Netanjahu kishte biseduar për “qëllimet dhe fazat” e aksionit ushtarak izraelit.

Biden kishte theksuar “nevojën kritike” që të mbrohet popullata civile dhe mbështetësit e ndihmave humanitare dhe se ka rëndësi që të lejohen civilët të largohen nga zonat e luftës. /DW



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Sot GJKKO do vendosë për ashpërsimin e masës ndaj tij, Berisha: Procesi ndaj meje pa asnjë fakt

Sot GJKKO do vendosë për ashpërsimin e masës ndaj tij, Berisha: Procesi ndaj meje pa asnjë fakt

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist

Ryshfet 5 mijë euro në Gjykatën e Korçës për të lehtësuar masën e një të burgosuri, SPAK lëshon pesë urdhër-arreste

SPAK kërkoi “arrest shtëpie”, shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha

SPAK kërkoi “arrest shtëpie”, shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com