Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta civile në Siri, cilat janë qëllimet e Turqisë?

2024/12/06 at 9:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Lufta civile në Siri, cilat janë qëllimet e Turqisë?

Në Lindjen e Mesme të shkatërruar nga luftimet, së fundi është rindezur edhe lufta civile në Siri, e cila zgjat prej më shumë se një dekade. Çfarë roli po luan Turqia?


Lajmi i rindezjes së luftës civile në Siri nuk i habiti qytetarët e Turqisë. Gjatë dy muajve të fundit, presidenti turk Erdogan dhe bashkëpunëtori i tij i koalicionit, nga e djathta nacionaliste ekstreme Devlet Bahceli, nuk kanë folur thuajse për asgjë tjetër përveç ndërrimit të pushtetit në Lindjen e Mesme dhe pasojat negative që do të sillte për Turqinë.

Ata pretendojnë se ndryshimet rajonale mund të jenë në favor të kurdëve në Siri që kanë pasur nën kontroll verilindjen e Rojavës, rajon gjithashtu i njohur si Administrata e Pavarur e Veriut dhe Lindjes të Sirisë (AANES), që prej nisjes së luftës civile në vitin 2011. Ky fakt ka qenë një “gjemb” i vazhdueshëm për Ankaranë.

Qeveria turke është gjithashtu e shqetësuar për një tjetër zhvillim në rajon: aletatët e presidentit sirian Bashar al Assad, Hezbollahu dhe Irani janë dobësuar pas një viti sulmesh ndaj Izarelit, dhe mbrojtësi i Assadit, Rusia, është investuar gjithmonë e më shumë në pushtimin e Ukrainës. Rusia vijon t’i ketë në përdorim bazat ushtarake në Siri, por eksperti i sigurisë në Stamboll, Burak Yildirim, thotë se Moska ka tashmë në përdorim vetëm 13 avionë luftarakë të pozicionuar në Siri. Aktualisht funksionalë janë vetëm 7 prej tyre, ndërsa para nisjes së sulmeve ndaj Kievit kishin 50 të tillë.

Gjithashtu, këtu shtohen edhe deklaratat e Shteteve të Bashkuara, që po rishohin pozicionin e tyre në rajon. Por mbetet gjithsesi e paqartë se si do të shkojnë punët nën qeverisjen e presidentit Donald Trump. Në pikëpyetje mbeten ende fakti nëse ai do t’i tërheqë trupat amerikane nga Siria dhe Iraku dhe çfarë pasojash do të sillte ky vendim.

“Dritare mundësie” për rebelët sirianë

Rebelët sirianë e vlerësuan situatën si një “dritare mundësie”, duke nisur një sulm të përmasave të mëdha kundër Assadit dhe trupave të tij në datën 27 nëntor. Operacioni ishte i suksesshëm dhe ata rimorën brenda pak ditësh Aleppon, qytetin e dytë më të madh sirian. Tashmë fushata e tyre po përhapet edhe në qytetet aty pranë. Operacionin po e drejton grupi Islamist i zonës “Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili në të shkuarën bashkëpunonte me Al-Kaedan. Shtetet e Bashkuara e shpallën atë organizatë terroriste në vitin 2018.

Analistët thonë se Ankaraja me shumë mundësi ishte informuar rreth këtij operacioni kohë përpara se ai të niste. “Pa dakordësinë e Ankarasë ose pa mbështetjen e saj, nuk do të kishte as më të voglin shans që grupi HTS të luftonte kundër Assadit” – tha në një intervistë për median shtetërore gjermane “Deutschlandfunk” eksperti i Lindjes së Mesme. Michael Lüders.

“Jo vetëm që s’ka asnjë dyshim që Ankaraja ishte në dijeni të sulmit, por madje ajo dha edhe mbështetje ushtarake. Sigurisht që rebelët kishin nevojë për armatimin e duhur. Duke parë edhe pozicionin gjeografik, ata mund t’i merrnin armë vetëm nga Turqia”.

Rajoni veriperëndimor i Idlib-it, aty prej nga nisi sulmi, është hermetikisht i izoluar.

Qëllimi i Ankarasë është të mposhtë kurdët

Kur nisi lufta civile në Siri, Ankaraja u rreshtua përkrah rebelëve, duke prishur kështu të gjitha lidhjet diplomatike me Damaskun. Së fundi, presidenti Erdogan është përpjekur të rilidhë fijet diplomatike por Assad e refuzoi këtë ofertë, duke thënë se situata nuk do të normalizohej derisa trupat turke të tërhiqeshin nga veriu i Sirisë.

Por Turqia nuk ka vullnetin për t’i tërhequr trupat e saj nga e ashtuquajtura “zonë sigurie” në Sirinë veriore, të cilën Turqia e kontrollon përmes ndihmës së Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), grup Islamist ushtarak i mbështetur nga Ankaraja.

Qëllimi përfundimtar i Turqisë është të mundë Administratën Autonome Kurde të Sirisë së Veriut dhe Lindjes, e cila kontrollohet nga Partia e Bashkimit Demokrat (PYD), zgjatim i Partisë së Punëtorëve Kurde.

Aktualisht, dy grupet më të fuqishme që veprojnë në rajon janë HTS dhe SNA. Ky i fundit, sipas ekspertit turk të Lindjes së Mesme Erhan Kelesoglu, nisi menjëherë sulmin kundrejt kurdëve sapo Aleppo u rimor.

Ankaraja mohon çdo përfshirje të mundshme në Siri. Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, tha se Turqia nuk do t’i mbështeste kurrë veprime të cilat do të shkaktonin një tjetër valë refugjatësh. Që nga nisja e luftës civile, Turqia ka pranuar rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë, të cilët “ua prishën humorin” turqve në kohën kur nisi kriza e rëndë ekonomike.

Migracioni ka luajtur një rol madhor në zgjedhet e fundit parlamentare dhe vendore në Turqi, duke e vënë nën presion presidentin Erdogan për të vepruar. Erdogan e ka bërë të qartë se do të donte të kthente mbrapsht në Siri shumë prej këtyre refugjatëve. Ata mund të rivendosen në zonën neutral të Sirisë veriore. Së fundi, presidenti turk përsëriti qëllimin e tij për mbajtjen nën kontroll të një rripi prej 30-40 kilometrash në kufi me Sirinë.

Sa kontroll ka Ankaraja mbi SNA-në?

Por a do të ishte i gatshëm Erdogan për të bashkëpunuar me xhihadistët? Sipas Burak Yildirim, SNA është pikërisht investimi i Turqisë në zonë.

“Në pjesën më të madhe, operacionet po shkojnë sipas planeve të Turqisë” – thotë ai, teksa thekson se nuk ka asnjë përplasje mes kryengritësve. “HTS dhe SNA duan të shohin Asadin të rrëzohet nga froni”. Ai shton se të dyja grupet mund ta ndajnë rajonin mes tyre.

Fundjavën e shkuar, islamistët aleatë të Turqisë kanë raportuar për aksione të suksesshme përballë kurdëve. Për shembull SNA pretendon se ka marrë nën kontroll zonën përreth Tell Rifaat dhe po planifikojnë sulme të tjera në qytetet kurde.

Megjithatë, sipas ekspertit të Lindjes së Mesme Kelesoglu, edhe pse qeveria turke po mbështet ushtarakisht sulmet aktuale, po përpiqet të shmangë konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, Iranin dhe regjimin e Asadit. Por së pari, thotë ai, Ankaraja do të presë dhe shohë se sa larg mund të shkojnë aleatët e saj në përballjen me kurdët dhe sa territor mund të zaptojnë.

Ushtria turke ndërmori veprime ushtarake madhore në rajon në vitin 2016 dhe që atëherë vijon bombardimet në zonat e kontrolluara nga kurdët. Ushtarët turq janë aktualisht të pozicionuar në Jarabulus, al-Bab, A’zaz, Tell Abyad dhe në fortesën e rebelëve, në Idlib.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si “Human Rights Watch” (HRW) thonë se Ankaraja po bën krime lufte. Në një raport të publikuar në marsin e këtij viti, HRW pretendoi se Ankaraja është përgjegjëse për pengmarrje, plaçkitje, tortura dhe dhunë seksuale. Në raport u theksua se Turqia është fajotre për sulme të rënda dhe krime lufte, të shkaktuara si nga trupat e saj ushtarake ashtu edhe nga grupet e armatosura vendase që veprojnë në zonat e pushtuara nga Turqia në Sirinë veriore. /DW



Ju sugjerojmë

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Para
Spanjë, 1975 / “Shqiptarët janë njerëzit e mi, sigurisht që kam mësuar të flas shqip”.  Intervista ekskluzive e Mbretëreshës Suzanë, nënës së Princ Leka II

Spanjë, 1975 / “Shqiptarët janë njerëzit e mi, sigurisht që kam mësuar të flas shqip”. Intervista ekskluzive e Mbretëreshës Suzanë, nënës së Princ Leka II

Nuk paguan detyrimet tatimore me vlerë 9 mln lekë, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq subjektin dhe administratorin

Nuk paguan detyrimet tatimore me vlerë 9 mln lekë, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq subjektin dhe administratorin

Lushnje/ Vajza e divorcuar i shkoi në shtëpi, babai e qëllon me armë dhe më pas vret veten

Bilanci i policisë në Nëntor: 73 operacione, 568 të arrestuar
















TE FUNDIT

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë me...

Lexo më shumë

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com