Politikanët shqiptarë mund të jenë sprovuar për shumë gjëra gjatë karrierës së tyre, por nuk ndodh shpesh që të provohen për guximin. Këtë gjë e ka bërë deputeti i LSI-së, Luan Rama. Ai na ka sjellë disa foto interesante kohëve të fundit.
I gjendur në Lusaka të Zambias, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar Botëror, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së nuk ka humbur shansin që të bëjë edhe një safari afrikan.
Siç e shikoni edhe nga fotot, Luani është nën shoqërinë e leopardit, ndërkohë që na rrëfen se fotot ia kanë bërë kolegët e tij, Tahir Muhedini dhe Edin Paloka.