25-vjeçarja e cila e ka nisur karrierën në Top Channel si kërcimtare në emisionin “Fiks Fare”, që në fillimet e saj mbahet mend si një adoleshente me forma seksi. Pavarësisht moshës së brishtë, Luana Vjollca ishte krejt ndryshe nga bashkëmoshataret e saj. E hedhur dhe pa komplekse, motra e vogël Vjollca u dallua për shfaqjet e saj provokuese. Ndoshta ishte kjo arsyeja që ish-velinës së Fiks-it, iu hapën dyert dhe në emisione si moderatore.
Por, sot e kësaj dite kur fama e bjondes i ka kaluar pritshmëritë, Luana është kthyer pas në kohë si për t’i treguar ndjekësve që këto forma dhe të njëjtin tip, i trashëgon që nga “vogëlia”.
Përmes ‘Snapchat’ prezantuesja e njohur ka sjellë në vëmendje dy poza ku shihet duke kërcyer dhe për hir të së vërtetës, format i ka të njëjta me ato që sot përflitet se i ka si dhuratë nga operacionet plastike.