I ftuar në emision “Opinion” deputeti i LSI-së Luan Rama është shprehur se fushata që po zhvillohet është pa dimension qytetarë, ai tha se në këtë fushatë ka 10 herë transmetime live në ditë çka është një shpenzim i madh nga ana e partive: “Vetëm deri sot PS dhe PD, kostoja e transmetimeve të fushatave elektorale është 1 milion e 200 mijë euro deri ditën e sotme. Duke llogaritur minimumin e kostos për transmetim, këtu kemi të bëjmë me një terror të tërë psikologjik”, u shpreh Luan Rama. /Opinion.al