Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar sot takime me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
Fillimisht Lu ka shkuar në zyrën e Berishës, me të cilin ka qëndruar rreth 30 minuta dhe më pas ka nisur një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Pasdite ishte Berisha ai qe përmes një statusi në rrjetet sociale, ka zbardhur edhe çështjet e diskutuara në takimin me ambasadorin amerikan.
“Ne kete takim u diskutua gjeresisht per dy çeshtje:
-Ceshtja Shullazi, ajo e bandes se tij, arrestimi, lidhjet e tij me zyrtaret e niveleve me te larta ne qeveri, parlament, polici dhe institucione te tjera, terrori i kesaj bande ne qytetin bregdetar te Durresit ne pjesen jugore te Tiranes dhe zona te tjera te vendit, arsenali i armeve qe disponon kjo bande, me e madhja ne historine e vendit dhe me e fuqishmja ne lidhjet e saj politike. Arrestimin rreth 7 here gjate qeverise se meparshme dhe denimin e tij ne gjykata si dhe demshperblimin e tij ne kundershtim flagrant me ligjin, ne vitin 2014, nga miqte e tij qeveritar e kryeqeveritar!
-Reforma ne drejtesi dhe ecuria e saj ishte ceshtja tjeter per te cilen u diskutua gjeresisht. Ne kete takim rikonfirmova mbeshtetjen time per reformen ne drejtesi, si nje proces jetik per shtetin ligjior ne Shqiperi.
Ne takim u diskutua gjeresisht mbi lidhjet e politikes me krimin ne teresi. sb”, shkruan Berisha në Facebook.