Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lu flet shqip, a duhet ti besojmë edhe sot, sikur të jetë hera e fundit…?!…

2017/10/02 at 3:41 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lu flet shqip, a duhet ti besojmë edhe sot, sikur të jetë hera e fundit…?!…

Nga Anduena Llabani

Sot amabasadori Lu, foli më shqip se çdo herë që ka folur troç në Shqipëri. Madje seç ndihej diçka si “pishman” brenda shqipes me të cilën ka folur që ditën e parë që ka shkelur në vendin tonë. Deklarata e fortë për bandat që drejtojnë ende me shumë prezencë, aktivitetin kriminal në Shqipëri, sikur I alarmoi të gjithë, edhe pse, në kontekstin e lajmeve shqiptare, ne kemi stërdëgjuar fjali të tilla. Madje aq shpesh i kemi dëgjuar, saqë na duket se ambasadori nuk na tha ndonjë gjë që nuk dihet. Por të pafuqishëm për të vënë “kujën”, e kemi pranuar realitetin ulëritës, duke I futur zhargonin e zakonshëm: hajt se në Shqipëri jemi.

Lu me deklaratën që për nga karakteri “shpërthyes” me të cilën u servir nga ne, mori përcaktimin “deklaratë bombë”, me sa duket e kishte lënë për në fund të mandatit, të fliste për klane mafioze dhe familje që drejtojnë trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit, në vendin tonë. Lu përmendi me emra klanet që drejtojnë kriminalitetin, duke theksuar se Shullazi drejton nga qelia e burgut trafikun e drogës, se magjistari Klement Balili vijon të tallet prej 16 muajt me drejtësinë, e se krimineli Lul Berisha u lirua gabimisht dhe se po vijon aktivitetin e paligjshëm. Të gjitha këto, I paravendosi në tablonë, diçitura e së cilës është: Kujdes me Vetting-un që nis pas 1 jave. Sepse, sipas tij, Vetting-u I ka vërtet punët pisk. E kur diplomati amerikan renditi emrat dhe veprat e tyre kriminale, ne si reporterë mbajtëm frymën, gjyqtarët e magjistratët e pranishëm në takim, lëvizën sikletshëm në vend, e përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, u “kapërdinë” me vështirësi. Ta kish thënë dikush tjetër atë që tha ambasadori amerikan, do të dëgjonim maratona të lodhshme debati politik, me akuza e stigmatizime, që nisin me emra politikanësh, e që përfundojnë, brenda krevatit të tyre. Por e tha Donald Lu…i njëjti që na lëvdoi për parlamentin më të “pastër” të mundshëm nga kriminaliteti. I njëjti që na tregoi se duhet të ndihemi krenarë që larguam elementë të inkriminuar nga vendimmarrja. Për fat, ambasadori nuk do përkthim gjuhësor. Ne e dimë se politika, do ta “përkthejë” sipas interesit, fjalimin e tij, e se palët partiake, do ta drejtojnë nga njëra-tjetra, gishtin e fajit për këtë situatë. Ama ne njerëzit, ne të thjeshtët që jemi të rëndësishëm vetëm për kohë zgjedhjesh, ne e dëgjuam shqip, atë që tha. E në këndvështrimin tonë, çdo deklaratë politike, do të “nënqeshet” me keqardhje, sepse ne e dimë tani “realitetin origjinal”. Është e sigurtë se Lu thotë gjithnjë të vërtetën. Është e sigurtë se ambasadori s’e ka për gjë të ngrejë alarme të qenësishme. I vetmi pishman që kemi me të, ndoshta…ndoshta…mund të ketë të bëjë, me kohën e shfaqjes së këtij qëndrimi…që përkon me fundin e mandatit të tij.

Anduena Llabani

Ju sugjerojmë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
Para
Pasuria që na la Robert Elsie, kreshniku i kulturës shqiptare

Pasuria që na la Robert Elsie, kreshniku i kulturës shqiptare

Çudia më e madhe zgjat 3 ditë!

Çudia më e madhe zgjat 3 ditë!

Nis aksioni për pastrimin e rrugëve kombëtare

Nis aksioni për pastrimin e rrugëve kombëtare

TE FUNDIT

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
8 Qershor, 2025

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes “Shqipëri-Serbi” në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës arreston dy shtetas dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com