Institucionet e Vetingut më në fund do të kënë një godinë të tyren. Ndërtesa e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve në rrugën e Kavajës në Tiranë do jetë tashmë shtëpia e procesit më të rëndësishëm të reformës në drejtësi.
Në inagurimin e ambienteve te reja morën pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donlad Lu dhe Romana Vlahutin, përfaqësuesja e Komisionit Europian në Tiranë. Për të dy diplomatët kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë.
Lu-Vlahutin: “Është një ditë e rëndësishme për të gjithë në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur dhe po shohim edhe një staf të dedikuar në institucionet e vettingut”.
Pritet që në ambientet pranë zyrave të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vendoset Kolegji i Posaçëm i Apelit, i cili do të shqyrtojë ankimimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve për vendimet e komisionit të pavarur të kualifikimit. /tv Klan