Pas PD-së ka reaguar edhe LSI për dhunën ndaj biznesmenit libanez Faad Mitri, i cili u rrah keqas dje në rrugën e Rinasit.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama u shpreh sot se “dhuna ndaj bisnesmenit libanez është akt tepër i rëndë”. Duke i uruar atij shërim të shpejtë, Rama tha se duhet të bëhet një hetim i thellë i gjithanshëm i ngjarjes.
“Fajtoret duhe të dalin sa më pare para drejtesisë sepse ndër të tjera është edhe mesazh negativ për bisnesmenet e huaj në vendin tonë”.
Më tej zyrtari i lartë i LSI-së, u kërkoi organeve të rendit të bëjnë më shumë për parandalimine ngjarjeve të tilla si dhe shërbimit informativ të intesifikojë luftën kundër krimit të organizuar. /Opinion.al