Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar para medias se projektbuxheti për vitin 2018 është i pamundur dhe nuk do të votohet nga LSI-ja.
Sipas tij, projektbuxheti i paraqitur mbart rrezikun e pastrimit të parave të pista nëpërmjet koncensioneve, partneritetit publik-privat, pa tendert, por si dhuratë për klientët e pushtetit.
Po ashtu, është problem taksa mbi biznesin e vogël, tha ai.
“Unë e sfidoj qeverinë të më tregojë një projekt të madh të huaj. Shqipërinë e presin ditë të vështirë për shkak të aventurave të qeverisë Rama”, u shpreh Petrit Vasili.