Lëvizja Socialiste për Integrim i ka pritur pozitivisht ndryshimet në kabinetin qeverisës nga Kryeministri Rama.
Në një deklaratë për mediat, deputetja e LSI-së, Silva Caka, përsëriti deklaratën e bërë pak muaj më parë nga Ilir Meta, i cili kërkonte impulse të reja në qeveri.
“Shumë mirë që ka ndryshime. Paska pasur nevojë, mesa duket, për impulse të reja”, është shprehur Caka.
Reagimi erdhi pas deklaratës për ndryshimet në kabinetin qeveritar, heqjen e Canit nga Financat dhe vendosjen në vend të tij të Arben Ahmetaj. Vendin e Ahmetajt në krye të Ekonomisë e mori Milva Ekonomi.