Deputetët e LSI kërkojnë ndryshime në ligjin e koncensioneve.
Propozimi i tyre është depozituar në Kuvend dhe është nismë e kreut të grupit, Petrit Vasili.
Deputetët kërkojnë që “të futet koncepti i vlerësimit të alternativës”.
“Në vlerësimin e marrëveshjes të përfshihen edhe aktorë të tjerë. Të përfshihet edhe Avokatura e shtetit, edhe Kuvendi i Shqipërisë. Në vlerësim të futen ministria e financave dhe ajo e ekonomisë”, shkruhet në propozim.
Deputetët e LSI kërkojnë që Kuvendi i Shqipërisë të jetë ai që do të japë miratimin për procedurat koncensionare.