Disa letra hedhin dritë mbi korrespondencën sekrete mes Papa Gjon Palit të Dytë dhe akademikes amerikane me origjinë polake Ana Teresa Timieniecka. A tregojnë ato fillimin e një historie dashurie? Dokumentari i emisionit Panorama të BBC One do të tregojë letërkëmbimin 4-vjeçar mes Atit të Shenjtë dhe Ana Teresa Tymienieckës, gjatë viteve 1970, kur ata ishin rreth të 50-ave dhe ajo ishte e martuar me nje prej akademikëve të njohur të Harvardit.
Tymieniecka kishte punuar me Papën, prej kohës kur ai ishte kardinali Karol Vojtila për traktatin e shkruar prej tij “Persona e atto”.
Ajo e shprehu hapur ndjenjën e saj për Papën dhe i qëndroi pranë deri në momentet e fundit.
Dokumentari nuk merr përsipër të tregojë shkeljen e betimit përballë Zotit të Papës dhe as të etiketojë marrëdhenien mes tij dhe akademikes së njohur, që ndërroi jetë në vitin 2014.
Vatikani është distancuar nga dokumentari i BBC-së, duke e përcaktuar atë “më shumë tym se zjarr”.