Sot zbarkuan në Shkodër inspektorët e UEFA-s, për të kontrolluar ecurinë e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi” dhe për të parë nëse janë realizuar gjithë kërkesat e tyre, lënë 5 muaj më parë. “Rubrika Sportive në RTSH” raporton se stadiumi e ka kaluar testin dhe UEFA e ka licencuar tashmë si stadium të Kategorisë së Katërt, që është kategoria më e lartë për stadiumet dhe plotëson çdo parametër për ndeshjet ndërkombëtare, si të klubeve, ashtu edhe të Kombëtares shqiptare. Tani mbetet vetëm inaugurimi, që me shumë mundësi do të bëhet me Superkupën e Shqipërisë, në fundin e muajit gusht, ndërsa më 5 shtator në Shkodër luhet Shqipëri-Maqedoni e më 9 tetor Shqipëri-Spanjë