Lori Hoxha ndihet shumë e lumtur për shtatzëninë e motrës së saj Sarës dhe për faktin që do të bëhet teze. Ja çfarë shkruan ajo në Instagram:
“Familja jonë po rritet dhe unë s’mund të isha më e lumtur se kaq për ju të dy. Dashuria juaj më frymëzon çdo ditë dhe e di që ju do të bëheni prindër të mrekullueshëm, për ti mësuar atij të gjitha gjërat e rëndësishme në jetë. Jam kaq krenare për ju… Teze Lori”.