Mbrëmjen e kaluar Top Media ka organizuar festën e fundivitit. Gazetarë, moderator, spikër, të gjithë punonjësit e Top Media-s, janë mbledhur në një nga pubet e kryeqytetit për të festuar.
Ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e Lori Hoxhës në këtë festë. E zonja e shtëpisë pothuajse gjithmonë ka qenë prezente në festat e Top Medias.
Teksa ne mund të mendonim se Lori ka munguar për ndonjë arsye madhore, e vërteta është e thjeshtë. Lori nuk ka qenë prezente në festë, pasi nuk dinte çfarë të vishte. Këtë gjë e ka treguar përmes një fotoje në Instagram.
“Kur Grinçi nuk mund të gjente një veshje që i pëlqente dhe tha: ‘Ok, kaq ishte! Nuk po shkoj fare’ e ndjeva vetë këtë”,-shkruhet në foton e postuar të Lorit në Instastory.