Të paktën 17 persona kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së një autobusi në një dyqan në veriperëndim të Londrës.
Një autobus dykatësh në Londër ka shkaktuar një aksident duke u futur në një dyqan në Londër. Me këtë rast 3 persona kanë marrë lëndime të rënda, kurse rreth 14 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, njoftojnë mediat britaneze.
Rreth 20 pasagjerë tjerë arriten të dalin nga autobusi me ndihmën e zjarrfikësve.
Policia e Londrës nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë se si ka ardhur deri te aksidenti por ka bërë të ditur se rreziku ka kaluar.