Dilema nëse deputeti demokrat, Gent Strazimiri ishte apo s’ishte me armë në protestën e opozitës për parkun e lojërave tek Liqeni, nuk i ka shpëtuar dot ironisë së mprehtë të rrjeteve sociale.
Ai është bërë objekt i një ironie shumë të hollë ku shfaqet me diçitura të ndryshme herë si kaubojs për shkak të kapeles që mbante, herë tjetër si kamikaz apo edhe si Rambo.
Por më radikalja ka qenë faqja Lolita, e njohur për komentet e saj.
Ja çfarë shkruan:
“Dikush vrapoi për në punë për t’u përballur me surratin e zhubrosur të shefit. Dikush shkoi me vonesë në shkollë dhe ngeli pas derës: të hyj apo mos hyj në leksion? Dikush u kollit pa e vënë dorën te goja. Dikush nuk është zgjuar akoma dhe po ëndërron Ilir Metën. Dikush po le gruan shtatzënë vetëm që ta çojë fëmijën te parku që do ndërtohet. Dikush u zgjua mbi shpatullën e shokut në komisariat. Vetëm ai, Gent Strazimiri nuk ka fjetur gjithë natën se e vriste këllëfi i telefonit tek ijet”.