Lojtarët e Kombëtares janë të bindur që meritonin pikë në ndeshjet me Zvicrën dhe Francën, por kjo nuk duhet të ndikojë në takimin e fundit në grup, atë me Rumaninë. Shqipëria ka ende mundësi matematikisht të shkojë në fazën tjetër të Europianit ose të paktën të arrijë një rezultat pozitiv me përfaqësuesen rumune.
Burim Kukeli, futbollist i Kombëtares: “Na ka mbetur edhe pak kohë për ndeshjen me Rumaninë, ndeshja e fundit dhe të japim më të mirën. Nuk është kundërshtar i lehtë, pasi u paraqitën mirë me Francën dhe Zvicrën.”
Ledian Memushaj, futbollist i Kombëtares: “Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Rumaninë, pasi është vetëm një rezultat për të dy skuadrat. Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur, sepse do të ketë më shumë hapësira.”
Kombëtarja ka kohë deri të dielën për tu përgatitur për mundësinë e fundit, që të renditet në vendin e tretë. Shqipëria nuk fiton me Rumaninë prej viti 1948.
Tv Klan