Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov u kualifikua në çerekfinalet e Lojërave Olimpike të peshës deri 57 kilogramë në stilin e lirë, por më pas u eleminua nga indiani Aman Sehravat.
Abakarov mundi përfaqësuesin e Guinea Bisaut, Diamantino Iuna Fafe. Përballë mundësit nga Guinea Bisau, Abakarov fitoi me pikë 7-6.
Në duelin tjetër Zelimkhan Abakarov u përball me indianin Aman Sehravat, i cili e mundi me rezultatin 12-0.