Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Loja me koncensionarin e tvsh-së/ Dështimi me të ardhurat dhe sa do të fitojë kompania nga Hong-Kongu?

2016/01/23 at 9:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Loja me koncensionarin e tvsh-së/ Dështimi me të ardhurat dhe sa do të fitojë kompania nga Hong-Kongu?

Nga Dorina Azo-


“Nuk është sekret. Nga fushata antievazion do të përfitojmë 330 milionë USD, ose afërisht 40 miliardë lekë”. Shkëlqim Cani në fundin e gushtit ishte optimist dhe kishte përllogaritur jo pak para shtesë nga fillimi i aksionit antievazion.

Rastësisht, në po të njëjtën kohë, në zyrat e Financave po diskutohej për një ofertë të pakërkuar nga një kompani e largët, nga Hong Kongu, për marrjen me koncesion të taksës më të rëndësishme dhe më të lartë të buxhetit, TVSH. Fjalia e Canit ishte pjesë e një studimi të bërë nga Financat për të ardhurat shtesë që do të sillte aksioni antievazion, ose siç njihet aksioni për kuponin tatimor. Por shifra e tij sot ka një domethënie të frikshme.

Me koncesionin e ri, një pjesë e majme e këtyre të ardhurave shtesë do të shkojë në duart e koncesionarit të TVSH­së, apo siç thekson qeveria, partneritetit publik­privat.

SKEMA ANTIEVAZION

Nga shtatori i vitit të kaluar, kur u shpall aksioni antievazion, qeveria ka ndryshuar ligje, ka nxjerrë në rrugë tatimorë e policë, ka burgosur deri berberë e barinj që nuk prisnin kupon. Të paktën dy ligje janë ndryshuar, i pari i procedurave tatimore ku rriteshin frikshëm deri në 10 milionë lekë gjobat për moslëshimin e dokumenteve dhe kuponin tatimor nga bizneset, dhe, i dyti, Kodi Penal, ku dënohesh me burg në rast se nuk kryen transaksione me faturat.

Të paktën dy ministra të qeverisë dhanë raporte se ekonomia informale varionte nga 40­50%. Se gjysma e bizneseve nuk priste kupon tatimor apo kryente lëvizje pa fatura të mallrave. “Kontrolli i kuponit do të nxjerrë në dritë të gjitha transaksionet e tjera”, ishte fjalia që mbyllte çdo ligjëratë të qeveritarëve. Qartësisht qeveria i shpalli luftë me zero tolerancë evazionit. Para dy ditësh, Financat botuan tabelën me të ardhurat fiskale. Lufta ndaj evazionit me tolerancë zero ka dhënë zero të ardhura shtesë. Në të kundërt, të ardhurat janë ulur në krahasim me vjet.

Në vitin 2015 janë mbledhurnga Tatimet e Doganat 259.251 miliardë lekë. Kjo shifër është 13 miliardë lekë më pak sesa plani i qeverisë. Pra, janë 130 milionë USD më pak të ardhura.

tabela

Qeveria e ndryshoi planin në korrik. Në buxhetin fillestar ishin parashikuar të mblidheshin 294.717 miliardë lekë nga Tatimet e Doganat. Kjo bën që gropa e financave të mos jetë 130 milionë USD, por të paktën 35 miliardë lekë, ose 350 milionë USD. Në krahasim me vitin e kaluar, qeveria nuk ka mbledhur më shumë para. Vjet u mblodhën 253 miliardë lekë nga Tatimet e Doganat, këtë vit janë 257 miliardë lekë, me një rritje vetëm 4 miliardë, shumë minimale. TVSH­ ja, taksa që qeveria do të japë me koncesion, nuk ka rritje në krahasim me vitin 2014. Në fund të dhjetorit 2015, të ardhurat nga TVSH­ja janë gati të barabarta me një vit më parë. Por pse kanë rëndësi këto shifra? Sepse gjatë vitit 2016, qeveria do të japë me koncesion administrimin e TVSH­së. 330 milionë USD që kishte parashikuar të mblidhte gjatë këtij viti si rezultat i aksionit evazion nuk janë në buxhet, dhe vështirë të thuhet se nuk janë burgosur njerëz se kanë shitur pa kupon. Po ku janë paratë?

SA FITON KONCESIONARI

Nga janari i këtij viti hyjnë në fuqi dy ligjet e forta. Gjobat milionëshe dhe burgu për shitje pa fatura e kupon. Kompania që do të marrë me koncesion apo partneritet publik­privat administrimin e TVSH­së, sipas shpjegimit të Financave, e ka të qartë skemën e përfitimit. Në rast se ajo i rrit të ardhurat me 11 për qind, nuk fiton para. Për çdo shtesë mbi nga 11 për qind deri në 15, ajo përfiton 90% të të ardhurave shtesë. Për çdo shtesë nga 15­17 për qind, ajo merr 65% të shumë shtesë, ndërsa për rritjen mbi 17% ajo merr 60% të shumës shtesë.

Sigurisht që për të llogaritur shtesën do të merret si bazë viti i fundit fiskal, ai 2015, që rastësisht është viti më i dështuar në të ardhura, edhe në mbledhjen e TVSH­së. Dyshimi është i qartë.

Ministri Cani thotë që do të marrim 330 milionë USD nga aksioni, në të vërtetë të ardhurat në fund të vitit jo vetëm nuk kapin planin me një deficit prej 350 milionë USD, por janë njësoj me vitin 2014. Sipas Financave, koncesionari i TVSH­së do të merret vetëm me rakordimin e faturave. Pra, do të ndjekë mallin nga pika hyrëse në Shqipëri, apo dalja nga fabrika, deri në pikën e fundit të shitjes.

Me ndryshimet ligjore, me burgun dhe gjobat 10­milionëshe, vështirë se ndonjë biznesmen do të mund të shesë më pa faturë. Në prezantimin me gazetarët, zyrtarët e Financave treguan se Tatimet po dështojnë pikërisht në gjurmimin e mallrave, për shkak të mungesës së një sistemi të tillë. Mundësitë janë që 330 milionë USD, që parashikoheshin të mblidheshin nga aksioni antievazion, të jenë target lehtësisht i arritshëm gjatë këtij viti. Qeveria i ka bërë të gjitha ndryshimet ligjore, ka nxjerrë edhe policët në rrugë. Shifra prej 330 milionë USD që parashikoi ministri Cani, vjen si rezultat i këtyre ligjeve, dhe është totalisht e ardhur që mund të mblidhet nga Tatimet.

Prerja e kuponit tatimor, apo e faturave tatimore, do të rrisë kryesisht të ardhurat nga TVSH­ja. Rritja e të ardhurave nga aksioni i qeverisë, nga frika me burg e gjoba për biznesin, do të shkojnë pikërisht për të favorizuar kompaninë nga Hong Kongu, apo ndonjë tjetër që do të fitojë koncesionin. Qeveria ia ka hapur rrugën me ligje, me policë dhe me fushatë. Rritja e të ardhurave nga TVSH­ja është e qartë, siç është burgu dhe gjoba 10­ milionëshe për atë që shet pa faturë.

Marrë nga Panorama.com.al



Ju sugjerojmë

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
Bota

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

6 Korrik, 2025 6:04 pm
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
Bota

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

6 Korrik, 2025 4:37 pm
Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
Aktualitet

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

6 Korrik, 2025 4:23 pm
Para
Sherri banal për shitjen e makinës që për pak u mori jetën dy personave

Identifikohet personi që qëlloi me armë në kombinat

“Femrat që u kanë dhënë gji foshnjeve, rrezikohen më pak nga diabeti”

"Femrat që u kanë dhënë gji foshnjeve, rrezikohen më pak nga diabeti"

Katastrofa njerëzore e Jemenit, fëmijë në vijën e parë të luftës 

Katastrofa njerëzore e Jemenit, fëmijë në vijën e parë të luftës 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
6 Korrik, 2025

Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen. Ajo ka kërkuar që...

Lexo më shumë

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
6 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Texas-in, duke lënë të paktën 59 viktima,...

Lexo më shumë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
6 Korrik, 2025

Edhe këtë fundjavë të parë të korrikut, rrugët hyrëse dhe dalëse nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë përballur me...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
6 Korrik, 2025

Nga përmbytjet në Texas, numri i viktimave ka shkuar në 59, ndërsa raportohen dhe 30 fëmijë të zhdukur. Deri më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com