Sfida që Mario Balotelli i ka bërë një mikut të tij ka shkaktuar nervozizëm tek Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini.
Balotelli sfidoi një mikun e tij duke vënë bast 2 mijë euro nëse ai do të hidhej me motor në det.
Kjo lojë është bërë trend së fundmi në Itali. Por mesa duket nuk është pritur aspak mirë nga Salvini i cili reagoi ashpër për këtë fenomen madje duket kërkuar dhe arrestimin e Balotellit.
“Nëse do ta kisha në dorë do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motor në det? Kjo është një lojë e një idioti. Por çfarë imazhi japim nga Italia në botë, nëse në një nga qytetet tona me të gjitha problemet që ekzistojnë, kalon një lojtar i pasur dhe i prishur, që ka një skuter dhe e hedh në det? Ne jemi të çmendur “.- u shpreh Salvini për mediat. /Opinion.al