Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u pyet për gati mbi 1 orë nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme për lobimin e ish-LSI.
Vasili është prononcuar pas paraqitjes së tij në SPAK. Ai tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë.
“U thirra si person në dijeni. Kisha ca pyetje u përgjigja. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un”, tha Vasili.