Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, është thirrur në SPAK.
Mësohet se Braimllari është pyetur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e lobimit në SHBA.
Marrja në pyetje e tij ka ardhur pas letërporosise nga Shtetet ë Bashkuara të Amerikës.
Brahimallari është pyetur në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kujtojmë se LSI, sot Partia e Lirisë, është akuzuar se ka lobuar me një kompani në Uashington, dhe se shumica e shpenzimeve nuk janë raportuar në KQZ, duke ngritur hije dyshimi mbi burimin e parave. /Opinion.al