Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Llojet e meshkujve që tërheqin femrat e zodiakut

2018/02/16 at 1:07 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Llojet e meshkujve që tërheqin femrat e zodiakut

Të gjithë kemi një tip personi që na  tërheq. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për karakteristika fizike si mjekra, apo të personalitetit, të gjitha femrat kanë një arsye pse tërhiqen nga tip i caktuar mashkulli.


Po ju zbulojmë 12 tipat e burrave që na joshin në bazë të shenjës tonë zodiakale.

Dashi

Vajzat e dashit konsiderohen pak impulsive dhe kokëforta. Më mirë t’i lini t’i bëjnë gjërat sipas kokës së tyre sepse s’ka kompromis kur bëhet fjalë për pavarësinë e tyre dhe sidomos për romancën. Kjo shpjegon magnetizimin e tyre natyral me macho-t ‘bad-boy’ të cilët i kanë qejf performancat në publik, ashtu si dhe ato vetë. Nëse jeni dash, padiskutim doni një mashkull me të cilin të argëtoheni jashtë shtëpisë para se të shkoni si të çmendur në dhomën e gjumit.

Demi

Këto vajza duan të marrin kënaqësinë absolute nga gjithçka që bëjnë. Janë sensuale dhe kanë një oreks që nuk kënaqet lehtë. Ju pëlqen të trajtohen si princesha dhe tërhiqen nga një mashkull që i fton me një thirrje misterioze për seks. Energjia juaj seksuale dhe ndjeshmëria prej Dem i çmend meshkujt dhe rrëmben zemrën e tyre. Djali perfekt për një vajzë Demi është i vendosur dhe agresiv seksualisht. Çdo moment i kaluar së bashku duket si një lojë e bukur kënaqësie.

Binjakët

Vajzat e binjakëve kanë një epsh të fortë për jetën dhe kjo është arsyeja pse ato tërhiqen nga meshkuj me të cilët kalojnë një kohë të bukur. Gjëja që ndryshon humorin tuaj të jashtëzakonshëm më së shumti është një bisedë e mërzitshme dhe shumë më serioze se sa duhet me njeriun e zemrës. Prandaj, vajzat e binjakëve kërkojnë djem me intelekt në mënyrë që të stimulojnë të menduarin e tyre kreativ. Edhe pse binjaket joshen nga ‘truri’ i meshkujve, ato nuk kënaqen nga një mashkull i vetëm.

Gaforrja

Vajzat e gaforres janë ndër vajzat më të ndjeshme të zodiakut dhe për këtë keqkuptohen shpesh. Ato kanë nevojë të jenë brenda një marrëdhënieje të thellë dhe me kuptim, me një person që do t’ju sigurojë stablitet dhe një strehë dashurie. Djali i tyre perfekt do të hapë shpirtin tek ato dhe anasjelltas duke shijuar kështu një lidhje të thellë që kënaq nevojat e tyre emocionale dhe seksuale.

Luani

Një fjalë. FUQI. Jo vetëm që njihen si vajzat më të fuqishme të zodiakut, por janë luanesha dhe në shtrat. Kanë një ego që duhet të pballohet me kurajë dhe kjo është arsyeja pse janë gjithmonë në kërkim të mashkullit perfekt që do të kënaqë nevojat e tyre. Ndërsa vajzat e luanit e shijojnë shumë të qenit në qendër të vëmendjes, ato janë gjithashtu shumë bujare në ndjenja prandaj kanë nevojë për meshkuj që duhet të japin nga vetja sa më shumë të jetë e mundur.

Virgjëresha

Kjo shenjë ka zakonin e keq të të mbajturit të ndjenjave të ndrydhura. Është e vështirë për virgjëreshën t’u nënshtrohet ndjenjave dhe të hapen ndaj marrëdhënieve të reja. Vajzat e virgjëreshës i nënshtrohen lehtë ankthit dhe ky është pikërisht moment kur kanë nevojë për një partner, në mënyrë që t’i qetësojë dhe të jetë gjithmonë aty. Vërtet vajzat e Virgjëreshës janë të qeta, por kur janë në një marrëdhënie komode, dinë të bëjnë çudira.

Peshorja

Vajzat e Peshores i karakterizon sharmi dhe aftësia për t’u socializuar shpejt. Nëse shihni një vajzë që ju bën të ktheni kokën kur kalon në rrugë, ose nëse është një planifikuese perfekte festash, me siguri është peshore. Gjithashtu ato janë shumë romantike dhe besnike. Tërhiqen jashtëzakonisht nga meshkuj me sharm e sidomos nëse kanë një rreth shoqëror simpatik dhe argëtues. U pëlqejnë xhestet romantike si propozimet në publik apo deklaratat e dashurisë.

Akrepi

Krijesa misterioze dhe seksi, vajzat e akrepit janë shumë sfiduese për shkak të natyrës dinake dhe sjelljeve obsesive. Në vend që të kërkojnë meshkuj që t’i shuajnë këto zjarre, ato kërkojnë dikë që është ‘kokë më kokë’ me çmendurinë e tyre. Kanë nevojë për një mashkull që di të përballet me temperamentin e tyre epik dhe në të njëjtën kohë t’i menaxhojnë mirë në shtrat dhe zyrë.

Shigjetari

Vajzat e shigjetarit janë adhuruese të aventurës dhe lirisë. Ato kanë nevojë për meshkuj që kanë po të njëjtin shpirt aventure si ato dhe duan të marrin maksimumin e jetës. Ju pëlqejnë të eksplorojnë botën dhe të udhëtojnë dhe kjo është arsyeja pse tërhiqen nga meshkuj me aksente të huaja.

Bricjapi

Si rezultat i gjendjes së tyre ‘ëork hard-play hard’, gratë e Bricjapit konsiderohen si gratë më ambicioze të zodiakut. Këto vajza janë të vendosura dhe të fokusuara në qëllimet e karrierës, kështu që e njëjta e gjë vlen edhe për burrat që kërkojnë. S’ka gjë më seksi për ato se arritjet e mëdha, prandaj nuk është rastësi që përfundojnë me burra më të moshuar se vetja.

Ujori

Vajzat e ujorit janë të paparashikueshme dhe adhurojnë lirinë. Janë shumë spontane dhe kjo është arsyeja pse bien kokë e këmbë në dashuri me djem rebelë. Zakonisht tërhiqen nga shpirtra të lirë sia artistë apo muzikantë dhe tentojnë të eksperimentojnë në jetë dhe në dhomën  e gjumit.

Peshqit

Oh, ëndërrimtaret. Peshqit shpesh janë me kokë në re dhe preferojnë djem me të njëjtat nevoja romantike si ato. U pëlqejnë meshkujt me karakter heroi sepse duan të jenë gruaja që shpëtohet prej tyre. Sido që që të jetë, ato vazhdojnë të ëndërrojnë duke udhëtuar me kalin e bardhë dhe princin. Gjestet romantike janë kërkesa numër një për Peshqit e dashur dhe të ndjeshëm.



Ju sugjerojmë

Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta
-Jetë dhe Stil

Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta

23 Korrik, 2025 8:46 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Para
Konflikti me armë në Tiranë, shkon në dy numri i të plagosurve (emrat)

Konflikti me armë në Tiranë, shkon në dy numri i të plagosurve (emrat)

Rita Ora bëhet gati për koncertin e madh në Prishtinë, i gjithë stafi feston shqip

Rita Ora bëhet gati për koncertin e madh në Prishtinë, i gjithë stafi feston shqip

Kush janë politikanët që ambasada amerikane i do pas hekurave?

Zyrtare/ Adriatik Llalla i shpëton Vetingut
















TE FUNDIT

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump
25 Korrik, 2025

Një marrëveshje e rëndësishme tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara mund të finalizohet brenda kësaj fundjave, sipas një...

Lexo më shumë

Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën

Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën
25 Korrik, 2025

Starlink i SpaceX pësoi një nga ndërprerjet më të mëdha në botë të enjten (24/7), kur një problem i brendshëm...

Lexo më shumë

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
25 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”. Në ngjarje janë...

Lexo më shumë

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH
25 Korrik, 2025

12 specialistë nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com