TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i cili ishte i pranishëm në analizën vjetore të KLSH-së tha se “e arrestuam ish-ministrin Spiro Ksera pas padisë që i bëri KLSH-ja”.
Duke nënvizuar se “duhet vënë para përgjegjësisë çdo zyrtar që abuzon me detyrën”, Llalla ka shtuar se “prokuroria do të jetë përkrah KLSH-së në luftën kundër korrupsionit”.