Liverpooli do t’ia bëjë një ofertë zyrtare Valencias për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi, shkruajnë mediat e huaja.
Mustafi ka shfaqur formë të jashtëzakonshme me ekipin spanjoll këtë sezon, duke u paraqitur në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që ka shënuar dy gola.
Sipas të së përditshmes “SuperDeporte”, Jurgen Klopp e ka veçuar përfaqësuesin gjerman si objektivin kryesor për këtë verë.
“Liverpooli do të shkojë të dielën për ta parë lojtarin në Valencia, pra Mustafin”, ka thënë gazetari i “SuperDeporte”, Dani Merono për “Radio Esport Valencia”, raporton Zëri.
“Ata do të negociojnë sepse duan ta transferojnë lojtarin”, ka përfunduar ai.
Në të kaluarën, Mustafi ka luajtur në Angli, me Evertonin, derisa e kishte bërë debutimin në humbjen 1:0 nga BATE Borisov në Europa League në vitin 2009.