Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, pak minuta më parë, nëpërmjet një shënimi ka ironizuar marrëveshjen politike Rama-Basha, rënë dakord ditën e enjte, datë 18 maj.
Blushi shkruan në Facebook, se deri dje u qeverisëm nga koalicioni 2K, Krenaristë dhe Kanabistë, ndërsa sot, qeverisemi nga 2R; Republika e Rilindjes.
KOALICIONI 2K, KOALICIONI 2R.
Deri dje qeveriseshim nga koalicioni 2K, Krenaristë dhe Kanabistë. Pas marrëveshjes së Edi Ramës me Lul Bashën do qeverisemi nga koalicioni 2R, Republika e Rilindjes.
Më ndiqni çfarë kam thënë në Fier.