Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liu Xiaobo-n nga Kina e ndau vetëm vdekja

2017/07/13 at 8:30 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Liu Xiaobo-n nga Kina e ndau vetëm vdekja

Liu Xiaobo ishte një kritik letrar, shkrimtar, mbrojtës i demokracisë, aktivist i të drejtave të njeriut dhe fitues i çmimit Nobel për Paqen, u nda sot nga jeta në moshën 61 vjeçare. I njohur si protestues paqësor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në një vend diktatorial, si Kina, humbi luftën me kancerin në mëlçi.  


Kur fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 2010, po vuante dënimin prej 11 vjetësh. Ai nuk arriti t’a marrë personalisht çmimin, pasi nuk lejohej të dilte jashtë vendit.

Jeta dhe vdekja e këtij nobelisti nënvizon koston e sfidës politike në Kinë. Liu Xiaobo, më parë, ka gëzuar një karrierë të hershme si një profesor universiteti, por masakra që pasoi protestat e Sheshit Tiananmen 1989 i ndryshoi rrugën e jetës.   

Nobelisti kinez luajti një rol të rëndësishëm në protestat studentore, në Tiananmen në qershor të 1989, e cila përfundoi në gjakderdhje. Pas rrëmujës së madhe të kësaj proteste ai dhe aktivistë të tjerë ndihmuan në daljen e sigurt të qindra demostruesve. Më pas nobelisti u burgos dhe u lirua në vitin 1991.

Menjëherë pas daljes nga burgu, ai përgatiti protestën e radhës, për të liruar të burgosurit e tjerë, të protestës së Tienanmen-it. U kap sërisht dhe u dërgua në një kamp pune, në veri-lindje të Kinës, për tre vjet dhe u lirua në vitin 1996. Pas lirimit vazhdoi protestën për demokraci.

Veprimi i radhës, i cili ishte një thirrje për t’i dhënë fund rregullit një partiak dhe të futej në zbatim sistemi shumëpartiak. Këtë herë ai i shpëtoi burgimit. Manifestimi i Kartës 08 bëri që nobelisti, në 2009, të dënohej më 11 vjet. Një burgim i përjetshëm, sepse pas daljes nga burgu ai nuk u lejua të dilte jasht shtetit që të merrte trajtim të specializuar.

Nobelisti u burgos vazhdimisht gjatë gjithë jetës së tij. Por e dhimbshme për të ishin kufizimet e rënda që i bënë gruas së tij, Liu Xia, e cila u vu në arrest shtëpie.

Ditët e fundit të jetës së tij, teksa ai vuante nga sëmundja, disa vende perëndimore i kërkuan Kinës, të lejonte z. Liu të largohej nga vendi për t’u kuruar.

Një mjek gjerman dhe një amerikan, të cilët kohët e fundit shkuan ta vizitonin  dhe ekzaminonin gjendjen e tij, në një spital në qytetin verilindor të Shenyang, thanë se duhet ta dërgonin menjëherë jashtë vendit. Por mjekët kinez këmbëngulën, se ai ishte shumë i sëmurë për të udhëtuar.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein tha: “z. Liu ishte dhe do të vazhdojë të jetë një frymëzim”.  

Komiteti Nobel tha: “Qeveria kineze mban një përgjegjësi të madhe për vdekjen e tij të parakohshme”.

Grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International” tha: “Liu ishte një gjigant i të drejtave të njeriut … një njeri me intelekt, parim, mendje dhe mbi të gjitha njerëzimin”.

Artisti kinez dhe disidentja Ai WeiWei tha: “Liu Xiaobo nuk ishte kriminel … Kina tregoi se sa brutale mund të jetë me shoqërin e saj.”

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha: “Z. Liu i kushtoi jetën e tij përmirësimit të vendit dhe të shoqërisë, si dhe drejt ndjekjes së drejtësisë dhe lirisë”.  

Lufta e ndërkombëtarëve, për nobelistin dhe gruan e tij, kanë filluar që në vitin 2010, kur Liu Xiaobo fitoi çmimin Nobel. Përpjekjet ishin të shumta, por nobelistin dhe gruan e tij mundi t’i shpëtoj nga Kina, vetëm vdekja./Opinion.al

 

 

 

 

 

Etiketa: fitues i cmimit nobelLiu XiaLiu Xiaobondahet nga jetaprotestues paqesor


Ju sugjerojmë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Para
Apeli për mbetjet e rrezikshme: Hiqini sa më parë, nesër do të jetë tepër vonë

Apeli për mbetjet e rrezikshme: Hiqini sa më parë, nesër do të jetë tepër vonë

Beteja për mandatin në Tiranë, kutia 42 përmbys rezultatin. PDIU shkon me -2 vota

Përfundon rinumërimi i 64 kutive/ Idrizi mbetet jashtë Kuvendit

Jul Deda ironizon Bashën, sukseset e të tjerëve ja jep vetes ndërsa dështimet të tjerëve

Jul Deda ironizon Bashën, sukseset e të tjerëve ja jep vetes ndërsa dështimet të tjerëve
















TE FUNDIT

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
26 Tetor, 2025

SHBA-ja dhe Kina kanë rënë dakord për kornizën e një marrëveshjeje të mundshme tregtare që do të diskutohet kur udhëheqësit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com