Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lista Serbe nuk hyn në Qeveri pa iu plotësuar kushtet

2017/07/20 at 11:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lista Serbe nuk hyn në Qeveri pa iu plotësuar kushtet

Pjesëmarrja ose jo e Listës Serbe në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të varet nga plotësimi i kërkesave të këtij subjekti politik, thotë shefi i Zyrës për marrëdhënie me media i Listës Serbe, Igor Simiq.


Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai theksoi se Lista Serbe, e cila si përfaqësuese e komunitetit serb ka fituar 9 ulëse në Kuvendin e Kosovës, është e gatshme të bisedojë dhe bashkëpunojë me të gjitha ato subjekte politike që përfaqësojnë shumicën shqiptare dhe që janë të gatshëm që t’iu qasen problemeve të pazgjidhura të komunitetit serb.

Megjithatë, Simiq thotë se, deri më tash, Lista Serbe nuk ka zhvilluar kurrfarë bisedimesh me subjektet politike parlamentare të shumicës shqiptare, lidhur me mundësitë eventuale të hyrjes në ndonjë koalicion që synon formimin e Qeverisë së re.

“Me aq sa di unë dhe mendoj që jam mjaft i informuar, deri më tash nuk ka pasur as bisedime zyrtare e as jozyrtare. Ne jemi të hapur për bisedime, por ajo që kërkojmë është në tavolinë dhe do të udhëhiqemi vetëm me këtë. Periudha kur përfaqësuesit serbë janë gënjyer në Prishtinë, ka mbaruar. Ne nuk mund të zgjedhim se kush do të jetë në Qeverinë e re, por mund të zgjedhim se a do të jemi në atë Qeveri ose jo”, tha Simiq.

Ai shton se Lista Serbe nuk do t’i vlerësojë partitë politike shqiptare në bazë të asaj se çfarë kanë thënë gjatë fushatës zgjedhore, por marrëdhëniet me to do të varet në bazë të asaj se cila do të jetë qasja e tyre ndaj serbëve dhe përfaqësuesve të tyre. Sipas tij, Listës Serbe nuk i intereson se cili do të jetë numri i ministrive apo vendeve tjera të punës me kompetencë ekzekutive, por vetëm zgjidhjet konkrete që do lehtësonin jetesën e serbëve të Kosovës.

 Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç thotë Simiq, mbetet kushti kryesor për hyrjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Qeverinë e re të vendit. Sipas tij, ekzistojnë edhe një numër i madh i kërkesave që dalin nga problemet që kanë serbët e Kosovës, sikurse furnizimi i barnatoreve me barëra dhe mjete mjekësore, sidomos në veri të Kosovës, si dhe furnizimi me tekstet mësimore dhe dokumente të tjera, të cilat siç thotë ai, shpeshherë janë ndaluar në vendkalimet kufitare.

“Bashkësia e komunave serbe është kurora e të gjitha kërkesave tona, nga të cilat nuk do të tërhiqemi as një milimetër. Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë dhe të ekipit bisedues kanë përsëritur disa herë që kjo është e pashmangshme për çfarëdo marrëveshje. Kjo vlen edhe për ne”.

“Të gjitha vendimet, ne do t’i marrim në marrëveshje me Beogradin dhe nga kjo nuk tërhiqemi. Jemi të gatshëm të bisedojmë, ta ndajmë bashkë përgjegjësinë për vendimet e ndryshme, por nuk jemi të gatshëm që ta rishikojmë çfarëdo marrëveshje që është arritur në Bruksel, sikurse ajo për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, që do të duhej ta përmirësojë jetën e qytetarëve në këtë hapësirë”, tha Simiq.

Kushtetuta e Kosovës ua garanton komuniteteve pakicë përfaqësimin në Qeverinë e Kosovës, por Simiq thotë se kjo është një zgjidhje nominale dhe se Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb, nuk synon dhe nuk do të hyj në Qeverinë e re me çdo kusht./REL

 

Etiketa: kushtetlista serbenuk hyn ne qeveri


Ju sugjerojmë

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
Kronikë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

21 Dhjetor, 2025 12:17 pm
Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
Kryesore

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

21 Dhjetor, 2025 11:18 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

21 Dhjetor, 2025 9:45 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

21 Dhjetor, 2025 9:44 am
Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Para
Deputeti marton vëllanë, nusen e marrin me helikopter, i ati qëllon me armë

Deputeti marton vëllanë, nusen e marrin me helikopter, i ati qëllon me armë

Foto-Video/ Tërmet shkatërrimtar në Mesdhe, 2 viktima dhe mbi 120 të plagosur

Foto-Video/ Tërmet shkatërrimtar në Mesdhe, 2 viktima dhe mbi 120 të plagosur

4 shenjat e horoskopit që nuk e pëlqejnë fare martesën

Horoskopi, 21 korrik 2017
















TE FUNDIT

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
21 Dhjetor, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, komentatori dhe gazetari sportiv, Ismet Bellova. Një zë i njohur dhe i dashur...

Lexo më shumë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
21 Dhjetor, 2025

Kënga “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të mbahet në Vjenë. Ishte këngëtari shkodran, Alis, ai...

Lexo më shumë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
21 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër- arresti dhe ka shpallur në kërkim Eno Agasin, djali i xhaxhait të Ergys...

Lexo më shumë

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
21 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Këshilli i Mandateve do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com