Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

2023/05/27 at 12:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, kërkoi nga autoritetet në Serbi që të ndërpresin dialogun me Kosovën, derisa, siç tha ai, “të tërhiqen të gjitha forcat speciale”.

“I kërkojmë presidentit [të Serbisë, Aleksandar Vuçiç] dhe Qeverisë të ndërpresë ose të pezullojë çdo lloj dialogu deri në tërheqjen e të gjitha forcave speciale” të Policisë së Kosovës”, tha Rakiç gjatë një konference për media më 27 Maj.

Dialogu për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo kërkesë e Listës Serbe vjen një ditë pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, teksa tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut hynë në ndërtesat komunale për të nisur mandatin e tyre.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë serbët e mbledhur para ndërtesave komunale, teksa në Zveçan u raportua edhe për të shtëna me armë.

Disa makina policore u dogjën, ndërkaq të paktën pesë policë u lënduan.

Lista Serbe, që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, kërkoi po ashtu tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale, dhe zyrtarë të kësaj partie vlerësuan se kryetarët e rinj shqiptarë “janë të paligjshëm”.

Më 27 maj, gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportuan se policia është duke ruajtur ndërtesat e Komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, teksa situata raportohet se qetë.

Pas tensioneve në veri, Serbia ngriti në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të saj të armatosura.

Faktori ndërkombëtar dënoi veprimet e Prishtinës dhe kërkoi nga Qeveria e Kosovës të ulë tensionet.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti vendimin për hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj. Ai tha se kupton shqetësimin e partnerëve ndërkombëtarë, por “çdo opsion tjetër, do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj”.

Në katër komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 23 Prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe.

Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar./REL

Ju sugjerojmë

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Momenti më i bukur sot! Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në seli
-U tha në Opinion

Momenti më i bukur sot! Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në seli

11 Maj, 2025 10:25 pm
Me kapuç duke ikur me vrap, PD publikon videon: Në zyrën e padeklaruar të PS-së…
Aktualitet

Me kapuç duke ikur me vrap, PD publikon videon: Në zyrën e padeklaruar të PS-së…

11 Maj, 2025 10:16 pm
Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!
-U tha në Opinion

Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!

11 Maj, 2025 9:47 pm
Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!
Politikë

Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!

11 Maj, 2025 9:40 pm
“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën
-U tha në Opinion

“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën

11 Maj, 2025 9:38 pm
Para
Krujë/“Ishalla i mbron Allahu”, momenti kur trafikantët mësojnë për kontrollet e policisë

Krujë/“Ishalla i mbron Allahu”, momenti kur trafikantët mësojnë për kontrollet e policisë

55-vjeçari kapet teksa i shiste kanabisin të riut, lënda narkotike do trafikohej në…

55-vjeçari kapet teksa i shiste kanabisin të riut, lënda narkotike do trafikohej në...

“KFOR nuk e kreu punën si duhet”, Serbia mban në fuqi gatishmërinë luftarake

"KFOR nuk e kreu punën si duhet”, Serbia mban në fuqi gatishmërinë luftarake

TE FUNDIT

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
11 Maj, 2025

Nga Kavaja, kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha për “Opinion” se është e zhgënjyer me faktin se KQZ nuk publikoi rezulltatet nga...

Lexo më shumë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
11 Maj, 2025

Një incident është raportuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë...

Lexo më shumë

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
11 Maj, 2025

Rezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post u kthyen në faktor debati këtë të dielë. Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe Belind Këlliçi...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
11 Maj, 2025

Drejtuesi për qarkun e Tiranës i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, live në emisionin “Opinion” në Tv Klan flet nga dyert...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com